BËHU PJESË E PILOT BIKE – NDËRTO KARRIERËN TËNDE ME NE
Albimi LTD SH.P.K., kompania prodhuese pas brendit të njohur PILOT BIKE, po zgjerohet dhe po kërkon 2 persona energjik, ambicioz dhe të orientuar drejt rezultateve për t’iu bashkuar ekipit tonë në Gjilan.
POZITA: ZYRTAR/E PËR SHITJE DHE MARKETING
Lokacioni: Gjilan
Orari: I plotë
Numri i pozitave: 2
Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
- Planifikimin dhe realizimin e aktiviteteve të shitjes dhe marketingut;
- Zhvillimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve me klientët dhe zgjerim të tregut;
- Promovimin e produkteve në tregun vendor dhe ndërkombëtar;
- Menaxhimin dhe krijimin e përmbajtjeve për rrjetet sociale dhe kanalet e komunikimit;
- Përgatitjen e raporteve dhe analizave të shitjeve/marketingut.
ÇFARË KËRKOJMË?
- Diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik;
- Të paktën 1 vit përvojë pune profesionale;
- Aftësi të mira komunikuese dhe organizative;
- Njohuri të mira në përdorimin e programeve kompjuterike;
- Njohuri të gjuhës angleze.
ÇFARË FITON DUKE U BËRË PJESË E EKIPIT TONË?
- Kontratë të rregullt pune;
- Pagë konkurruese + mundësi për bonuse bazuar në performancë;
- Trajnime dhe zhvillim profesional;
- Pjesëmarrje në panaire jashtë vendit;
- Ambient profesional, dinamik dhe bashkëpunues;
- Përfshirje në projekte të reja dhe inovative;
- Mundësi për të qenë pjesë e një brendi të prodhuar në Kosovë dhe të orientuar drejt tregjeve ndërkombëtare.
SI TË APLIKOSH?
Dërgo CV-në tënde në:
doruntina@albimi.com
Në subjekt specifiko qartë: “Aplikim – Zyrtar/e për Shitje dhe Marketing”
Aplikimi mund të dorëzohet edhe fizikisht në zyrat e kompanisë:
Albimi LTD SH.P.K., Rr. “Lidhja e Prizrenit”, p.nr., 60000 Gjilan
Afati i fundit për aplikim: 31.08.2026.