NJOFTIM PËR PUNËSIM
Pozita Menaxher i Linjës/ Specialist për Marrëdhënie me NVM
Lokacioni Dega Ferizaj
Data e Hapjes 18.08.2026
Data e Mbylljes 30.08.2026
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për bërjen e biznesit NVM (Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme), duke u siguruar në kualitetin e bizneseve që banka krijon në bashkëpunim si dhe në profitabilitetin nga shfrytzimi i produkteve dhe shërbimeve bankare.
- Analizon në detaje kërkesat dhe nevojat e klientit NVM për shërbime dhe produkte bankare duke u siguruar për një zgjedhje të qëndrueshme financiare.
- Të analizojë në faza të hershme potencialin kreditor të klientit dhe në bashkëpunim me menaxherin e njësisë.
- Analizon potencialin biznesor për segmentin NVM në regjionin në të cilin operon duke përfshirë faktorët të cilët ndikojnë në realizimin e objektivave si konkurenca dhe faktorë të tjerë.
- Të ndjekë zhvillimet e biznesit për segmentin NVM në rajonin që mbulon dega dhe të ndërtojë marrëdhënie me çdo biznes të ri.
- Planifikon strategji për rritjen e numrit të klientëve të rinjë për segmentin NVM, si dhe zgjërimin e bashkëpunimit me klientët ekzistues.
- Organizon databazë e cila është e përditësuar për bizneset që operojnë për segmentin NVM në regjionin ku vepron Dega.
- Të përgatis dosjet e aplikimit për kredi sipas kërkesave të manualit përkatës.
- Të bashkëpunoj me Departamentin e Korporatave për prezantimin sa më të plotë të rasteve në Komitetin e Kredisë.
- Të monitorojë si dhe të mirëmbajë kualitetin e portofolios kreditore në baza të rregullta.
- Të kontrolloj me hollësi dokumentat e kërkuara prej klientëve.
- Të bëj identifikimin dhe përzgjedhjen e klientëve të segmentit NVM në rajonin që mbulon, dhe të krijon marrëdhenie të shëndosha afariste.
Kualifikimet:
- Diplomë Baçellor ose absolvent në Ekonomi, Administrim Biznesi, Menaxhment, dhe të tjerë të cilat ndërlidhen me këtë fushë,
- Për poziten Menaxher i Linjës duhet të ketë së paku pesë vite përjotë si analist kreditor për Segmentin NVM. Për poziten Specialist duhet të ketë së paku dy vite përjotë si analist kreditor për Segmentin NVM,
- Njohuri të mira në analiza financiare,
- Preferohet të ketë njohuri të gjuhës angleze,
- Aftësi të mira komunikuese, prezantuese, koordinuese dhe bindëse,
- Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.
Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin përmes këtij linku:
https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/. Për çdo problem kontaktoni hrbktkosove@bkt.com.al Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të lajmërohen përmes telefonit.