NJOFTIM PËR PUNËSIM
Pozita Menaxher/ Menaxher i Linjës për Marrëdhënie me Korporatë
Lokacioni Dega Ferizaj
Data e Hapjes 18.08.2026
Data e Mbylljes 30.08.2026
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për bërjen e biznesit Korporatë, duke u siguruar në kualitetin e bizneseve që banka krijon në bashkëpunim si dhe në profitabilitetin nga shfrytzimi i produkteve dhe shërbimeve bankare.
- Analizon në detaje kërkesat dhe nevojat e klientit Korporatë për shërbime dhe produkte bankare duke u siguruar për një zgjedhje të qëndrueshme financiare.
- Të analizojë në faza të hershme potencialin kreditor të klientit dhe në bashkëpunim me menaxherin e njësisë.
- Analizon potencialin biznesor për segmentin Korporatë në regjionin në të cilin operon duke përfshirë faktorët të cilët ndikojnë në realizimin e objektivave si konkurenca dhe faktorë të tjerë.
- Të ndjekë zhvillimet e biznesit për segmentin Korporatë në rajonin që mbulon dega dhe të ndërtojë marrëdhënie me çdo biznes të ri.
- Planifikon strategji për rritjen e numrit të klientëve të rinjë për segmentin Korporatë, si dhe zgjërimin e bashkpunimit me klientët ekzistues.
- Organizon databazë e cila është e përditësuar për bizneset që operojnë për segmentin Korporatë në regjionin ku vepron Dega.
- Të përgatis dosjet e aplikimit për kredi sipas kërkesave të manualit përkatës.
- Të bashkëpunoj me Departamentin e Korporatave për prezantimin sa më të plotë të rasteve në Komitetin e Kredisë.
- Të monitorojë si dhe të mirëmbajë kualitetin e portofolios kreditore në baza të rregullta.
- Të kontrolloj me hollësi dokumentat e kërkuara prej klientëve.
- Të bëj identifikimin dhe përzgjedhjen e klientëve të segmentit Korporatë në rajonin që mbulon, dhe të krijon marrëdhenie të shëndosha afariste.
Kualifikimet:
- Diplomë Baçellor ose absolvent në Ekonomi, Administrim Biznesi, Menaxhment, dhe të tjerë të cilat ndërlidhen me këtë fushë,
- Për poziten Menaxher duhet të ketë përvojë pune së paku shtatë vite si analist kreditor për Segmentin Korporatë. Për poziten Menaxher i Linjës duhet të ketë së paku pesë vite përjotë si analist kreditor për Segmentin Korporatë,
- Njohuri të mira në analiza financiare,
- Preferohet të ketë njohuri të gjuhës angleze,
- Aftësi të mira komunikuese, prezantuese, koordinuese dhe bindëse,
- Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.
Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin përmes këtij linku: https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/. Për çdo problem kontaktoni hrbktkosove@bkt.com.al Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të lajmërohen përmes telefonit.