Adea Group – Ujë Dea shpall konkurs për pozitën:
- Teknolog Ushqimor / Inxhinier i Teknologjisë Ushqimore
Përgjegjësitë:
- Mbikëqyrja dhe kontrolli i procesit teknologjik të prodhimit.
- Kontrolli i parametrave të cilësisë gjatë procesit të prodhimit.
- Monitorimi i standardeve të sigurisë dhe higjienës ushqimore.
- Zbatimi dhe mirëmbajtja e procedurave HACCP dhe ISO 22000.
- Bashkëpunimi me laboratorin për kontrollet dhe analizat e nevojshme.
- Mbikëqyrja e dokumentacionit të prodhimit dhe cilësisë.
- Identifikimi dhe raportimi i parregullsive në procesin e prodhimit.
- Bashkëpunimi me departamentet e prodhimit, mirëmbajtjes dhe cilësisë.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Teknologji Ushqimore, Inxhinieri Ushqimore ose fushë të ngjashme.
- Përvojë pune në industrinë ushqimore, të pijeve ose ujit është përparësi.
- Njohuri në HACCP, ISO 22000 dhe kontrollin e cilësisë.
- Aftësi të mira organizative dhe komunikuese.
- Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për të punuar në ekip.
Çfarë ofrojmë:
- Punësim të rregullt dhe afatgjatë.
- Pagë konkurruese, në varësi të përvojës dhe kualifikimit.
- Mundësi zhvillimi dhe avancimi profesional.
- Ambient profesional pune.
Lokacioni: Gjilan
Kompania: Adea Group - Ujë Dea
Telefon: 048 176 839
Email: hr@deawater.com
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në email ose të kontaktojnë në numrin e telefonit apo permes butonit te meposhtem.
