Menaxher/e i/e Shitjes, Agjent/e i/e Shitjes me Shumicë (Prishtinë), Shofer (Kategoria C) (Vushtrri), Punëtor Fizik në Depo (Vushtrri)
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalKonkurs
Kompania Union sh.p.k me seli në Vushtrri shpall konkurs :
Pozita: 2 Menaxherë të shitjes (Prishtinë)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientë ekzistues
- Identifikimi dhe sigurimi i klientëve të rinj në treg
- Vizita të rregullta te klientët në terren
- Prezantimi profesional i produkteve të kompanisë
- Negocimi i kushteve të shitjes dhe mbyllja e marrëveshjeve
- Arritja e objektivave mujore të shitjes
- Raportim i rregullt mbi aktivitetet dhe rezultatet e shitjes
Kualifikimet e kërkuara
- Përvojë pune në shitje
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi
- Aftësi për punë të pavarur dhe në ekip
- Njohuri bazike të produkteve teknologjike
- Patent shoferi – Kategoria B (e domosdoshme)
- Njohuri në përdorimin e kompjuterit (MS Office)
- Njohuri te gjuhes Angleze
Pozita: 4 agjent të shitjes me shumicë (Prishtinë)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Vizita te blerësi dhe identifikimi i nevojave;
- Identifikimi i gjendjes së raftave;
- Prezantimi i gjendjes klientit;
- Definimi i kërkesave të klientit dhe furnizimi me mallin e kërkuar;
- Printimi i faturës;
- Identifikimi i kënaqshmërisë së klientëve me produktin/shërbimin e ofruar;
- Mirëmbajta e mallit sa i përket dëmtueshmërisë dhe afatit të skadencës;
- Sigurimi i kushteve dhe mjedisit të përshatshme të automjetit transportues;
- Respektimi i rregullave të komunikacionit.
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
- Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorive B;
- Të kenë njohuri kompjuterike
- Përvoja e punes e domosdoshme
Pozita: 2 vozites me kategori C (Vushtrri)
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme.
- Të kenë përvojë pune dhe eksperiencë me pozitën e kërkuar;
- Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë C;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese
- Ambient profesional dhe dinamik pune
- Mundësi avancimi dhe zhvillimi profesional
- Trajnime të vazhdueshme mbi produktet
- Mbështetje logjistike për punë në terren
Pozita: 4 punetor fizik ne depo
Kualifikimet e kerkuara:
- Kandidatët duhet te kene te perfunduar shkollen e mesme.
- Te kenë pervoje pune dhe eksperience me poziten e kerkuar;
Vendi I punes: Vushtrri
Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre përmes e-mail adresës elektronike përmes butonit "Apliko Këtu" apo në: hr@union-ks.com
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Konkursi mbetet i hapur deri më 31.GUSHT .2026
