1
ULTRA

Këshilltare të Klientit / Shitëse

Ruaj
FLORI Diamonds
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

FLORI Diamonds po kërkon Këshilltare të klientit / Shitëse

FLORI Diamonds shpall konkurs për pozitën Këshilltare të klientit / Shitëse në showroom-in tonë në Prishtina Mall.

Kërkojmë një person komunikues, profesional dhe të orientuar drejt klientit, i cili dëshiron të zhvillohet në fushën e shitjes së produkteve premium dhe luksit.

Kualifikimet e preferuara:

  • Preferohet Fakulteti Marketing, Menaxhment, Marrëdhënje me Publikun ose fusha të ngjashme;
  • Përvojë paraprake në shitje dhe/ose promocion;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe prezantuese;
  • Orientim ndaj klientit dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhënie profesionale;
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe paraqitje profesionale;
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi;
  • Gatishmëri për të mësuar rreth stolive, arit, diamanteve dhe produkteve të luksit;
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të arritur objektivat e shitjes.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Këshillimi dhe asistimi profesional i klientëve;
  • Prezantimi dhe shitja e produkteve të FLORI Diamonds;
  • Kujdesi për showroom-in dhe eksperiencën e klientit;
  • Ndjekja e kërkesave dhe nevojave të klientëve;
  • Mbështetja e aktiviteteve të shitjes dhe marketingut;
  • Kujdesi për prezantimin dhe standardin premium të showroom-it.

Ne ofrojmë:

  • Ambient profesional dhe dinamik pune;
  • Mundësi zhvillimi profesional në industrinë e stolive dhe luksit;
  • Trajnime për produktet, diamantet dhe teknikat e shitjes;
  • Mundësi për zhvillim afatgjatë brenda FLORI Diamonds.

 Lokacioni: FLORI Diamonds – Prishtina Mall

Instruksionet për aplikim 

Nëse jeni të interesuar për këtë mundësi, ju lutemi të dërgoni CV-në me foto, Letrën Motivuese dhe dy referenca të punëve paraprake, përmes butonit "Apliko Këtu" deri më 10/09/2026. 

Preferohen kandidatet me vendbanim të përhershëm në Prishtinë apo ne afërsi të Prishtina Mall.

Aplikacionet pranohen vetëm në formë elektronike! 

Ju lusim të mos e kontaktoni FLORI-në për informacione ose pyetje paraprake para se të kontaktoheni!  

Vetëm kandidatët që janë në rreth të ngushtë do të kontaktohen.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet