1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

SHPALLJE PËR PUNËSIM

PALMA SH.P.K., në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-019 për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 05/L-078, shpall:

POZITA: ASISTENT/E ADMINISTRATIV/E

Numri i pozitave: 1

Vendi i punës: Gjilan

DETYRAT E PUNËS

  • Administrimi dhe sistemimi i dokumentacionit;
  • Regjistrimi dhe përpunimi i të dhënave;
  • Përgatitja dhe arkivimi i dokumenteve;
  • Puna bazë me kompjuter dhe programe të zyrës;
  • Komunikimi dhe koordinimi për çështje administrative;
  • Kryerja e detyrave të tjera administrative sipas nevojës.

KËRKESAT

  • Të jetë person me aftësi të kufizuara, në kuptim të legjislacionit në fuqi;
  • Të ketë aftësi për kryerjen e detyrave administrative të pozitës;
  • Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit;
  • Përvoja në punë administrative përbën përparësi, por nuk është domosdoshmërisht kusht.
  • Kompania do të marrë parasysh aftësitë dhe mundësitë individuale të kandidatit dhe, sipas nevojës, do të shqyrtojë përshtatjen e arsyeshme të vendit dhe kushteve të punës.

MËNYRA E APLIKIMIT

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe dokumentet përkatëse në:

E-mail: hello@palma-mobilje.com

Telefon: 045468190

Adresa: Rruga e Bujanocit, Gjilan

Afati për aplikim: 21.08.2026

PALMA SH.P.K.

Datë: 14.08.2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet