Konkurs Pune – MONTER & NDIHMËS MONTER / NDIHMËS MJESHTËR
Lokacioni: Vitomiric , Pejë
Kompania: Forum Service Shpk
Pozita: Monter
Orari: Full Time
KONKURS PUNE
Forum Service Sh.P.K. është kompani e konsoliduar dhe në rritje të vazhdueshme në fushën prodhimit, shërbimeve, dizajnit ,shitjes së mobileve dhe materialeve të interierit, e njohur për cilësinë, seriozitetin dhe qasjen profesionale ndaj klientëve.
Me qëllim të zgjerimit të ekipit tonë të Montimit. shpall konkurs për pozitën:
- MONTER
- NDIHMËS MONTER / NDIHMËS MJESHTËR
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Montimi dhe instalimi i mobilieve sipas projekteve dhe specifikave teknike.
- Përgatitja dhe kontrollimi i materialeve dhe elementeve për montim.
- Përdorimi i drejtë dhe i sigurt i veglave dhe pajisjeve të punës.
- Kryerja e punëve të montimit me saktësi dhe kujdes.
- Respektimi i standardeve të cilësisë dhe afateve të punës.
- Bashkëpunimi me ekipin gjatë realizimit të projekteve.
- Mirëmbajtja dhe kujdesi për veglat, pajisjet dhe materialet e punës.
Kriteret për MONTER:
- Përvojë pune në montimin e mobilieve.
- Njohuri praktike në montim të kuzhinave, dollapëve, garderobave dhe mobilieve të tjera.
- Aftësi për të lexuar dhe kuptuar projektet/skicat e montimit.
- Përgjegjësi, korrektësi dhe përkushtim në punë.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur.
Kriteret për NDIHMËS MONTER / NDIHMËS MJESHTËR:
- Përvojë paraprake është përparësi, por nuk është e domosdoshme.
- Vullnet dhe gatishmëri për të mësuar profesionin e montimit.
- Përgjegjësi dhe përkushtim në punë.
- Aftësi për të bashkëpunuar dhe punuar në ekip.
- Gatishmëri për punë praktike dhe fizike.
Çfarë ofrojmë:
- Punësim në një kompani të zhvilluar dhe me perspektivë.
- Pagë konkurruese në përputhje me përvojën dhe aftësitë.
- Kushte të mira pune.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim.
- Punë në projekte të ndryshme të mobilimit dhe montimit.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në: info@forum-ks.com
Data aplikimit: 12.08.2026 – 31.08.2026