1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË PUNËS

Departamenti:

Shtëpiaket / Mirëmbajtëset e dhomave.

Emërtimi i vendit të punës:

Mirëmbajtësja e dhomave. 

Raporton:

Mirëmbajtësja e dhomave për punën e vet raporton Menaxheres së Departamentit të Mirëmbajtjes së Dhomave dhe Shtëpiakes / Supervisor. 

Norma e punës:

40 orë në javë si dhe orë shtesë sipas nevojës, për të përmbushur detyrat e punës.

Qëllimi i vendit të punës:

Sigurimi se standardet e mirëmbajtjes dhe të pastërtisë janë arritur në një nivel të lartë në të gjitha hapësirat publike të hotelit, përmes pastrimit të hapësirave të fjetjes dhe të qëndrimit, dusheve dhe banjave, si dhe të jetë në gjendje që brenda orarit të punës prej 8 (tetë) orëve në ditë, të pastroj së paku 12 dhoma, në përputhje me standardet e hotelit. 

Përgjegjësitë dhe detyrat e punës

  • Përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e higjienës në dhomat, tarracat dhe banjat e hotelit, hollit të hotelit, korridoret, shkallët, sallave të konferencave dhe banketeve, zonës së Wellnes-it, ashensorët, zyrat e administratës, recepcionit, tualeteve, si dhe të gjithë hapësirës publike të hotelit, shpejt, me kujdes të shtuar dhe efikasitet në përputhje me standardet përkatëse; 
  • Përgjegjëse për përdorimin dhe ruajtjen me kujdes të shtuar të çelësit universal të dhomave katit në të cilin punon; 
  • Përkujdeset që të parapërgatitet për pastrimin e dhomave dhe banjave të hotelit, ku në karrocën e saj të punës, të furnizohet me kohë me pajisjet dhe materialet e nevojshme për pastrimin e dhomës, duke zëvendësuar në dhomë çarçafët dhe peshqirët e ndotur me të pastër;
  • Përkujdeset rregullimin e shtretërve në dhomë dhe të tërë inventarit të dhomave të hotelit; 
  • Përkujdeset për pastrimin dhe dezinfektimin e banjës, zëvendësimin e gjërave sanitare, heqjen e mbeturinave, pastrimin e pluhurit nga mobiliet, pastrimin e tepihut, etj;     
  • Përkujdeset për largimin e shisheve të zbrazëta nga dhomat e mysafirëve dhe klasifikimin e tyre në dhomën e pijeve si dhe në raste të caktuara mbushjen e mini barit në dhomë; 
  • Përkujdeset që pas pastrimit dhe para largimit nga dhoma, të kontrolloj edhe një herë, për tu siguruar se dhoma është e pastër dhe e gatshme për mysafirët e tjerë; 
  • Përkujdeset që për çdo mangësi/defekt, duke përfshirë defektet elektrike apo mekanike në dhomat e klientëve, ti raportojë menjëherë përgjegjësin e drejtpërdrejt/shtëpiaken mbikëqyrëse si dhe të kryej riparime të vogla në dhomat e mysafirëve (p.sh. ndërrimi i poçit elektrik);  
  • Përkujdeset që gjatë pastrimit të dhomës së klientit, për çdo send të gjetur apo të humbur, të raportojë menjëherë përgjegjësin e drejtpërdrejt/shtëpiaken mbikëqyrëse;   
  • Përkujdeset që me kërkesën e mysafirëve të bënë pranim-dorëzimin e rrobave të palara dhe dërgimin e tyre në larje-hekurosje; 
  • Përkujdeset që në librin e posaçëm të mbajë evidencë për të gjitha ndryshimet, të cilat i vëren gjatë procesit të punës ose evidenton çdo parregullsi dhe prishje në dhomë dhe ambiente të tjera të hotelit; 
  • Përkujdeset për trajtimin e reklamacioneve/vërejtjeve të mysafirëve dhe i përcjell te shtëpiakja mbikëqyrëse, për ti përmbushur më tutje; 
  • Përkujdeset për të gjitha pajisjet e punës së hotelit që ti përdor me kujdes të shtuar, për të shmangur dëmet e panevojshme si dhe përdorimin me kujdes të uniformës së punës; 
  • Përkujdeset për sigurimin e standardeve më të larta të sigurisë në punë dhe pastërtisë; 
  • Përkujdeset për paraqitje të shkëlqyeshme dhe reprezantuese, me mbajtjen e uniformës të pastër, emrin e afishuar në uniformë dhe plotësimin e standardeve të higjienës personale; 
  • Përkujdeset për përdorimin në mënyrë të rregullt, adekuat dhe si shtëpiak i mirë i inventarit, makinave dhe të pajisjeve të hotelit në përgjithësi; 
  • Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
  • Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë;
  • Përgjegjës për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L-06/082);
  • Përgjigjet për punën dhe për të gjitha veprimet e ndërmarra, gjatë kryerjes së detyrave të punës, për të cilat është kompetent;
  • Përgjegjës që për punën e kryer dhe për të gjitha rezultatet dhe problemet eventuale të punës të hartojë raport mujor dhe informon menaxhmentin me çdo informatë lidhur me progresin e hotelit; 
  • Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës dhe udhëzimeve të Drejtorit Gjeneral, e të cilat punë janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij.

Kualifikimet arsimore dhe aftësitë/shkathtësitë profesionale:

  • Arsimi i mesëm profesional në fushën e turizmit dhe hotelerisë; 
  • Shkathtësi të njohjes së punës dhe të mjeteve në pastrimin dhe mirëmbajtjen e dhomave të hotelit; 
  • Shkathtësi të ketë qëndrim miqësor dhe të afërt me klientë/mysafirë si dhe me personelin e hotelit;
  • Shkathtësi për të mësuar me dëshirë dhe i interesuar dhe entuziast për punë;  
  • Shkathtësi për paraqitje të këndshme, të kulturuar dhe i gatshëm për të ndihmuar; 
  • Shkathtësi të zgjidhë dhe të përballet me probleme në situata praktike; 
  • Shkathtësi të komunikimit të mirë në gjuhën shqipe dhe komunikim bazik të gjuhës angleze; 
  • Aftësi për të krijuar raporte të shkëlqyeshme ndër personale dhe punë ekipore si dhe i disiplinuar; 
  • Aftësi vendim-marrëse, vet iniciativë dhe i gatshëm të marr përgjegjësi në punën e tij; 
  • Aftësi për punë të pavarur, të pastër dhe me përgjegjësi, si dhe qëndrueshmëri të fortë në punë; 
  • Njohuri për të strukturuar aktivitetet e punës në mënyrë të qetë dhe të orientuar sipas mysafirit; 
  • E dëgjueshme, fleksibile dhe me qasje diplomatike ndaj problemeve; 
  • Talent organizimi dhe improvizimi, njohje dhe intuitë e njerëzve  

Përvoja e punës dhe trajnimet:

  • Të ketë së paku 5 (dy) vite përvojë pune mirëmbajtjen e dhomave të hoteleve me 4 ose 5 yje;
  • Certifikata për kryerjen e trajnimeve profesionale në mirëmbajtjen e dhomave të hoteleve;  
  • Përvojë të mjaftueshme profesionale për ti përballuar detyrat e punës nën presion dhe përgjegjësitë që e ngarkojnë me këtë aneks kontratë të punës dhe aktet e tjera normative të punëdhënësit. 

Konfidensialiteti/Fshehtësia 

"Derand Hotel", kërkon që asnjë informacion konfidencial lidhur me Hotelin të dal jashtë, pa pëlqimin paraprak të Menaxhmentit të lartë. 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet