1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita: Agjent/e i/e Shitjes dhe Përfaqësues/e Mjekësor/e

Përshkrimi i kompanisë
Santefarm Sh.p.k. është kompani farmaceutike me mbi 20 vjet përvojë në importimin, promovimin dhe shpërndarjen e produkteve farmaceutike dhe shëndetësore në Kosovë.

Përshkrimi i rolit
Pozita është përgjegjëse për promovimin dhe shitjen e produkteve, vizitat në terren dhe zhvillimin e marrëdhënieve profesionale me klientët dhe profesionistët shëndetësorë.

Përgjegjësitë

  • Prezantimi, promovimi dhe shitja e produkteve;
  • Vizita të rregullta te mjekët, farmacistët dhe klientët;
  • Krijimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët;
  • Realizimi i objektivave mujore të shitjes;
  • Monitorimi i tregut dhe përgatitja e raporteve të punës.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare;
  • Studimet në Farmaci ose Mjekësi përbëjnë përparësi;
  • Përvoja në shitje dhe përfaqësim, veçanërisht në sektorin farmaceutik, përbën përparësi;
  • Aftësi të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi;
  • Gatishmëri për punë në terren;
  • Patentë-shoferi, kategoria B.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet