1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE

Fly Inn Hotel

shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

Financier / Zyrtar i Financave (1 pozitë)

Vendi i punës: Fly Inn Hotel, Vragoli, Komuna e Fushë Kosovës
Kontakt: 048 755 155

Përshkrimi i pozitës

Fly Inn LLC kërkon të punësojë një Financier/e të përgjegjshëm/e, të organizuar dhe me integritet të lartë profesional, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për administrimin e proceseve financiare dhe kontrollin e dokumentacionit financiar të hotelit.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Regjistrimi dhe arkivimi i faturave të blerjes.
  • Evidentimi dhe kontrolli i faturave të furnitorëve.
  • Përcjellja dhe kontrolli i stokut të hotelit dhe restorantit.
  • Barazimi ditor i arkës dhe verifikimi i gjendjes së parasë.
  • Barazimi i xhirove dhe inkasimeve të punëtorëve (recepsion, restorant, bar etj.).
  • Mbajtja e evidencës financiare për të gjitha veprimet me para të gatshme.
  • Përgatitja e raporteve ditore, javore dhe mujore financiare.
  • Kontrolli i shpenzimeve dhe monitorimi i kostove operative.
  • Bashkëpunimi me kontabilistin dhe menaxhmentin për dokumentacionin financiar.
  • Raportimi i rregullt tek Menaxheri i Përgjithshëm për gjendjen financiare dhe çdo parregullsi të evidentuar.
  • Kontrolli i saktësisë së dokumenteve financiare dhe respektimi i procedurave të brendshme.
  • Ndihma në përgatitjen e buxheteve dhe analizave financiare.
  • Kryerja e detyrave të tjera financiare sipas kërkesës së menaxhmentit.

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë universitare në Financa, Kontabilitet, Ekonomi ose fushë të ngjashme.
  • Përvojë pune në financa ose kontabilitet përbën përparësi.
  • Njohuri të mira të Microsoft Excel dhe programeve financiare/kontabël.
  • Aftësi të mira analitike dhe organizative.
  • Integritet, përgjegjësi dhe korrektësi në punë.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe raportimi.

Ne ofrojmë

  • Pagë konkurruese sipas përvojës dhe kualifikimeve.
  • Kontratë të rregullt pune.
  • Ambient modern dhe profesional pune.
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë.

Aplikimi

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë në email ;

  • CV-në;
  • Dëshmitë mbi kualifikimet dhe përvojën e punës (nëse posedojnë).

Aplikimet mund të dorëzohen përmes butonit të mëposhtëm ose në email flyinnhotelks@gmail.com

Vetëm kandidatët që përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Fly Inn LLC ju mirëpret të bëheni pjesë e ekipit tonë profesional.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet