1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Teknik/e i/e Elektroteknikës

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i Operimit Regjioni I më datë 30-07-2026 shpall konkurs pune:

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Kryen leximin e saktë të pikave matëse të caktuara për konsumatorët përkatës
  • Shpërndan faturat e energjisë elektrike në kohë te konsumatorët
  • Identifikon konsumatorët e paligjshëm që janë kyçur në rrjetin e KEDS duke i shkyçur dhe raportuar ata
  • Realizon të gjitha shkyçjet, leximet dhe ndërrimet e njehsorëve sipas listës së dhënë
  • Realizon pllombimin e njehsorëve gjatë shkyçjes dhe ndërrimit të njehsorëve
  • Reagon konform rregulloreve në rast të ndonjë keqpërdorimi apo parregullsisë në terren
  • Eviton rreziqet në punë duke zbatuar praktikat të brendshme të Sigurisë dhe Shëndetit të Punë
  • Angazhohet në arritjen e objektivave të Departamentit
  • Raporton për aktivitetet e kryera ditore
  • Kryen edhe punë tjera sipas nevojave të Departamentit

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Shkollë e Mesme, drejtimi: Elektroteknik i Energjetikës, Instalues Elektrik, Makina Elektrike ose Çertifikatë valide në Instalime Elektrike apo Elektroenergjetikë (E lëshuar nga Qendrat Rajonale të Aftësimit Profesional)
  • Minimum 1 vit eksperiencë pune në fusha të ngjashme
  • Njohuri për karakteristikat e pajisjeve për leximin e njehsorëve, ndërrimet e njehsorëve, shkyçjeve, etj.
  • Shkathtësi për të punuar në ekip dhe nën presion
  • Aftësi të mira të shërbimit ndaj klientit
  • Aftësi të mira analitike dhe të mbajtjes së shënimeve
  • Certifikata që dëshmojnë trajnime nga lëmi të ngjashme janë përparësi
  • Njohuri të mira të paketës së MS Office

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme

  • KEDS beson në një ambient pune ku talenti, përkushtimi dhe aftësitë janë të vetmet kritere për sukses. Prandaj, inkurajojmë fuqimisht vajzat dhe gratë të aplikojnë për pozitat e hapura të punës. Jemi të përkushtuar ndaj një vendi pune gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të mbështetur në vlera që promovojnë diversitetin dhe fuqizimin e të gjithë punonjësve.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet