1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

DOMOTECH-Një emër i ri në fushën e tregtisë, sjell për ju zgjedhjen ideale të paisjeve shtëpiake, teknikës së bardhë dhe mobiljeve moderne. DOMOTECH vjen me një koncept më të gjerë, i cili do të përfshijë njëherit DOMOHOME DHE DOMOPHARMACY duke ofruar një gamë më të plotë produktesh dhe shërbimesh. Për t’iu bashkuar këtij rrugëtimi dhe për të nërtuar së bashku suksesin e kompanisë, ju ftojmë të aplikoni në konkursin për keto pozita : 

LOKACIONI PRISHTINË 

  • DEPOIST ( 2 vende të lira ). 
  • VOZITËS ( 1 vend i lirë ). 
  • NDIHMËS ( 1 vend i lirë ). 

LOKACIONI GJILAN  

                          DOMOTECH 

  • ZYRTAR/E NË FINANCA ( 2 vende të lira ). 
  • ZYRTAR/E NË ADMINISTRATË ( 2 vende të lira ). 
  • ZYRTAR/E NË MARKETING ( 1 vend i lirë). 
  • SEKTORISTE ( 6 vende të lira ). 
  • ARKATARE ( 4 vende të lira ). 
  • SIGURIM ( 2 vende të lira). 
  • MIRËMBAJTËSE ( 4 vende të lira ). 

DOMOFURNITURE 

  • SEKTORISTE ( 4 vende të lira ). 
  • ARKATARE ( 2 vende të lira ). 

DOMOGARDEN 

  • SEKTORISTE ( 3 vende të lira ). 
  • ARKATARE ( 2 vende të lira ).  

DOMOPHARMACY 

  • TEKNIKE E FARMACISË ( 2 vende të lira ). 
  • MIRËBAJTËSE ( 1 vend i lirë ). 

DOMOHOME  

  • ASISTENT/E  I/E SHITJES ( 2 vende të lira ). 
  • ARKATARE ( 2 vende të lira ). 
  • RROBAQEPËSE ( 2 vende të lira ). 

Depoist 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: 

  • Sistemimi dhe pranimi i mallrave në depo. 
  • Verifikimi i sasisë dhe cilësisë së produkteve. 
  • Përgatitja e porosive për dërgesë. 
  • Ruajtja e rendit dhe pastërtisë në depo. 

Kriteret: 

  • Përvojë në depo (e preferuar). 
  • Aftësi organizative dhe fizike ne punë. 
  • Saktësi dhe disiplinë. 

Vozitës dhe Ndihmës 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: 

  • Është përgjegjës për transportin e mallrave në pikat e caktuara. 
  • Është përgjegjës për pranim/dorëzim të mallit. 
  • Respekton rregullat e komunikacionit. 

Kriteret: 

  • Të ketë të përfunduar së paku arsimin e mesëm. 
  • Të posedoj patentë shofer kategoria B dhe C. 
  • Aftësi të mira pune në ekip dhe fleksibilitet në orar. 

Zyrtar/e në Financa 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: 

  • Regjistrimi i transaksioneve financiare. 
  • Përpunimi i faturave dhe pagesave. 
  • Kryen punë dhe detyra të fushës përkatëse sipas kërkeses së menaxhmentit.  

Kriteret: 

  • Diplomë Universitare në fakultetin Ekonomik. 
  • Përvoja e punës në Kontabilitet dhe Financa është përparësi . 
  • Aftësi të mira në përdorimin e MS Office ( veçanërisht në Excel ).  

Zyrtar/e në Administratë 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: 

  • Hartimi, pranimi dhe arkivimi i  dokumenteve zyrtare. 
  • Menaxhimi i dokumentacionit administrativ. 
  • Koordinimi i komunikimit ndërmjet departamenteve. 
  • Ruajtja e konfidencialitetit të dokumenteve. 
  • Mbështetje për stafin dhe menaxhmentin. 

Kriteret: 

  • Diploma Universitare preferohet. 
  • 1-3 vite përvojë në administrate ose pozita të ngjajshme. 
  • Aftësi të mira në përdorimin e MS Office ( veçanërisht në Excel ).  

Zyrtar/e në Marketing 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: 

  • Planifikon dhe zbaton aktivitetet e marketingut në përputhje me objektivat e kompanisë. 
  • Menaxhon dhe përditëson faqet e kompanisë në rrjete sociale. 
  • Bënë publikimin e përmbajtjeve promovuese ( foto, video, tekste dhe oferta).  
  • Bashkëpunon me ekipin e shitjes për promovimin e produkteve dhe fushatave marketingu. 
  • Kontribuon në zhvillimin dhe forcimin e identitetit të brendit. 

Kriteret: 

  • Diplomë universitare në Marketing, Menaxhim, Komunikim ose fushë të ngjajshme ( avantazh). 
  • Pervojë e mëparshme në marketing ose menaxhimin e rrjeteve sociale (avantazh). 
  • Përgjegjësi dhe korrektësi në punë. 
  • Aftësi organizative. 
  • Shpejtësi dhe efikasitet në punë. 

Teknike e Farmacisë 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: 

  • Ofron shërbim profesional dhe korrekt ndaj klienteve. 
  • Asiston farmacistin në përgatitjen dhe shpërndarjen e produkteve farmaceutike. 
  • Kujdeset për sistemimin, etiketimin dhe ekspozimin e produkteve në farmaci. 
  • Monitoron afatet e skadencës dhe gjendjen e stokut të produkteve. 
  • Pranon dhe sistemon furnizimet sipas proceduarve të kompanisë. 
  • Respekton standartet profesionale, etike dhe procedurat e punës. 

Kriteret: 

  • Diplomë për Teknike të Farmacisë. 
  • Licencë valide për ushtrim të profesionit ( nese kërkohet ). 
  • Përvojë pune në farmaci përbënë avantazh. 
  • Përgjegjësi, përpikëri dhe etikë profesionale. 
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizative. 

Sektoriste 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: 

  • Sistemimi dhe rregullimi i produkteve në rafte sipas standardve të kompanisë. 
  • Vendosja e cmimeve dhe etiketave përkatëse. 
  • Informimi i sakt i klientëve për produktet dhe ofertat. 
  • Mbajtja e pastërtisë dhe rregullit në sektor. 

Kriteret: 

  • Te kete te perfunduar se paku arsimin e mesëm. 
  • Pervoje pune ne fushën përkatëse (përparësi). 
  • Përgjegjësi dhe korrektësi në punë. 
  • Aftësi organizative. 
  • Shpejtësi dhe efikasitet në punë. 

Arkatare  

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: 

  • Regjistron pagesat e klientëve (para të gatshme,kartela,transfere) 
  • Lëshon fatura dhe kupone fiskale. 
  • Mbanë evidencë të saktë të transaksioneve ditore.  
  • Ofron shërbim cilësor ndaj klienteve.  

Kriteret: 

  • Të ketë të përfunduar së paku arsimin e mesëm. 
  • Përvojë pune në arkë ose në shitje ( përparësi). 
  • Njohuri bazë në punën me para të gatshme dhe kartela bankare. 
  • Aftësi bazë në përdorim të kompjuterit dhe sistemit POS. 
  • Aftësi te mira komunikimi me klientë. 

Sigurim  

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: 

  • Mbikqyr dhe kontrollon hyrje-daljet në objekt. 
  • Ruajtja e sigurisë së personelit, klientëve dhe pronës . 
  • Monitoron ambientet për të garantuar sigurinë dhe rendin . 
  • Parandalon dhe raporton cdo veprim të dyshimt apo incident . 

Kriteret: 

  • Të ketë të perfunduar së paku shkollën e mesme . 
  • Përvojë pune në fushën e sigurise (përparësi) . 
  • Aftesi të mira komunikimi dhe vetëkontrolli. 

Mirëmbajtëse 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: 

  • Bënë pastrimin dhe mirëmbajten e ambientit. 
  • Raportim i nevojës për furnizime shtesë. 

Kriteret: 

  • Përgjegjësi dhe korrektesi në punë . 
  • Kujdes ndaj higjienës dhe detajeve . 
  • Sjellje e mirë dhe bashkëpunim me stafin . 

Rrobaqepëse 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: 

  • Qepja dhe përpunimi i perdeve sipas masave dhe kërkesave të klientëve. 
  • Sigurimi i cilësisë së punës dhe respektimi i standardeve të kompanisë. 
  • Përdorimi dhe mirëmbajtja e paisjeve të qepjes. 
  • Respektimi i afateve të punës dhe bashkëpunimi me ekip. 

Kriteret: 

  • Përvojë pune si rrobaqepëse. 
  • Përpikëri, përgjegjësi dhe kujdes ndaj detajeve. 
  • Përgjegjësi dhe korrektësi në punë. 
  • Aftësi organizative. 

 Çfarë ofrojmë ne: 

  • Pagë konkurruese. 
  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues. 
  • Sigurim shëndetësor. 
  • 20% zbritje në të gjitha produktet.  
  • Mundësi zhvillimi dhe avancimi. 
  • Trajnim dhe zhvillim profesional. 

Dokumentet e nevojshme: 

  • CV e përditësuar. 
  • Kopje e diplomës. 

Afati i aplikimit: 

Aplikimet pranohen deri në plotësimin e vendeve. 

Mënyra e aplikimit: 

Dokumentet mund të dërgohen në email adresën: hr@domo-tech.net  

Vërejtje: 

Në subjekt duhet të shënohet pozita për të cilën do të aplikoni. 

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për intervistë. 

Bashkohuni ekipit tonë dhe bëhuni pjesë e suksesit! 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet