1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE

exCoins.me, një nga kompanitë lidere në këmbimin e kripto-aseteve në Kosovë, shpall konkurs për pozitën:

TITULLI I POZITËS: Arkëtar / Arkëtare

LLOJI I PUNËS: Me orar të plotë

LOKACIONI: Ferizaj

PËRGJEGJËSITË / DETYRAT KRYESORE:

  • Kryerja dhe pranimi i pagesave nga klientët në përputhje me procedurat e kompanisë;
  • Ofrimi i shërbimit profesional, korrekt dhe cilësor ndaj klientëve;
  • Përgatitja e raporteve ditore dhe raportimi i parregullsive;
  • Zbatimi i procedurave dhe politikave të brendshme të kompanisë.

SHKATHTËSITË DHE KUALIFIKIMET:

  • Preferohet diplomë universitare;
  • Përvojë si arkëtar/e - përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe të shkruar;
  • Njohuri bazike të përdorimit të kompjuterit;
  • Saktësi në punë, përgjegjësi dhe besueshmëri.

NE OFROJMË:

  • Ambient pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues;
  • Mundësi reale për zhvillim dhe avancim në karrierë;
  • Benefite sipas politikave të kompanisë;
  • Mundësinë për t’u bërë pjesë e një ekipi lider në industrinë e kripto-aseteve në Kosovë.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në hr@excoins.me, deri më 07.08.2026.

Aplikimet trajtohen në konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet