1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

PREMIUM BAKERY

KONKURS PËR PUNË

Premium Bakery është kompani prodhuese vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, e specializuar në prodhimin e varianteve të ndryshme të produkteve të miellit. Ne ofrojmë bukë dhe pjekurina të kualitetit më të lartë, të certifikuara dhe të vlerësuara sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Me qëllim të zgjerimit të rrjetit të shitjes, ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozitat në vijim:

Lokacioni:  Magjistralja Prishtinë–Ferizaj (pothuajse ngjitur me Prishtina Mall)

POZITAT E LIRA

Pozita I — Paketim   •   3 vende të lira

Orari i punës:  16:00 – 00:00

Pozita II — Paketim (orar 12-orësh: 2 ditë punë, 2 ditë pushim) •   3 vende të lira

Orari i punës:  09:00 – 21:00 / 21:00 – 09:00

Pozita III — Përgatitje e sandviçave   •   3 vende të lira

Orari i punës:  16:00 – 00:00

Pozita IV—Ndihmës Mixerist •   3 vende të lira

Orari i punës (me rotacion javor)

 06:00-14:00 java e parë

14:00-22:00 java e dytë

22:00-06:00 java e tretë

ÇFARË OFRON KOMPANIA

  • Pagë fikse
  • Shujtë ditore
  • Zbritje për punonjësit
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe karrierë
  • Ambient dinamik pune dhe ekip mbështetës

SI TË APLIKONI

Dërgoni CV-në tuaj në adresën elektronike: career@premiumbakery.net

Për informata shtesë, na kontaktoni në numrin:  +383 48 102 833

Vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Konkursi mbetet i hapur nga data 20.07.2026 deri më 20.08.2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet