1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

PIAR Creations po kërkon Drejtor/e Kreativ/e

PIAR Creations po kërkon një Drejtor/e Kreativ/e me vizion, përvojë dhe aftësi të dëshmuara në udhëheqjen e ekipeve dhe projekteve kreative.

Personi i përzgjedhur do të ketë një rol kyç në zhvillimin e drejtimit kreativ të kompanisë, krijimin e identiteteve vizuale dhe realizimin e fushatave që ndërthurin kreativitetin me strategjinë, të dhënat dhe objektivat e biznesit të klientëve tanë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Drejtimi, mentorimi dhe zhvillimi i ekipit kreativ;
  • Mbikëqyrja e projekteve kreative dhe vizuale, duke garantuar standard të lartë të cilësisë dhe origjinalitetit;
  • Zhvillimi i identiteteve vizuale, koncepteve dhe strategjive kreative për klientët;
  • Përkthimi i të dhënave, objektivave të biznesit dhe nevojave të tregut në zgjidhje kreative efektive;
  • Bashkëpunimi i ngushtë me ekipin e përmbajtjes, marketingut dhe strategjistët dhe ekipet e tjera për zhvillimin e fushatave të integruara;
  • Drejtimi dhe mbikëqyrja e prodhimit të materialeve për kanale digjitale dhe të shtypura, duke përfshirë grafika, video, animacione dhe formate të tjera kreative;
  • Sigurimi që puna kreative të jetë në përputhje me identitetin e markës, strategjinë e komunikimit dhe objektivat e klientit;
  • Prezantimi dhe argumentimi i koncepteve kreative para ekipit dhe klientëve;
  • Menaxhimi i prioriteteve, afateve dhe resurseve kreative, në mënyrë që projektet të realizohen në kohë dhe me cilësi të lartë;
  • Krijimi i një kulture pune që nxit bashkëpunimin, eksperimentimin dhe inovacionin.

Profili që kërkojmë

  • Përvojë të dëshmuar në drejtim kreativ, dizajn, branding, komunikim vizual ose fusha të ngjashme;
  • Portfolio të fuqishëm që demonstron zhvillimin e koncepteve, identiteteve vizuale dhe fushatave kreative;
  • Përvojë në udhëheqjen dhe mentorimin e ekipeve kreative;
  • Aftësi për të kombinuar kreativitetin me mendimin strategjik dhe objektivat e biznesit;
  • Njohuri të avancuara të proceseve të prodhimit të përmbajtjeve për kanale digjitale dhe të shtypura;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, prezantuese dhe organizative;
  • Aftësi për të menaxhuar disa projekte dhe afate njëkohësisht;
  • Vëmendje të lartë ndaj detajeve dhe standardeve të cilësisë;
  • Gatishmëri për të eksploruar teknologji, mjete dhe formate të reja kreative.

Si të aplikoni

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë:

  • CV-në;
  • Portfolion e punëverelevante.

Aplikimet duhet të dërgohen në adresën info@piarcreations.com, më së voni deri më 26 Korrik, 2026.

Në titullin e emailit ju lutemi të shkruani:
Aplikim – Drejtor/e Kreativ/e

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit do të kontaktohen.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet