1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Korporata LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K. është përfaqësuese e disa prej brendeve me renome botërore në Kosovë dhe korporatë e distribuimit të produkteve të ndryshme, e organizuar në tri (3) njësi në qytete të ndryshme të Kosovës, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, me qëllim të plotësimit të vendit të punës me datë 13 korrik 2026, shpall këtë:

K O N K U R S 

Për pozitën:

Merchandiser/e – dy  (2) pozita;

Vendi i Punës:  Rajoni Klinë-Istog dhe Pejë-Deçan;

Detyrat kryesore:

  • Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen, pozicionimin, dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të kompanisë, në pikën e caktuar;
  • Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për brendet e caktuara në treg;
  • Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit të produkteve të brendit përkatës, brenda pikave të caktuara të shitjes;
  • Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitësve me pakicë, mbanë freskinë e produkteve kryesore;
  • Siguron pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të produkteve te caktura;
  • Kryen detyra dhe përgjegjësi tjera të cilat ja cakton mbikqyrësi.

 

 

Kualifikimet e kërkuara dhe kushtet e veçanta të punës:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme; 
  • Të ketë minimalisht 6 muaj përvojë në të njëjtin profil pune (përparësi);
  • Aftësi të shkëlqyera të negocimit;
  • Aftësi të shkëlqyer komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshëm të punojë me grupe kolegësh dhe të ketë qasje tejet të mirë komunikative.

Ne ofrojmë:

  • Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
  • Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
  • Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
  • Sigurim shëndetësor; 
  • Shujta e përfshirë;
  • Punë nga e hëna në të premten;
  • Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës;

Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma: 

  • CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj  mund t’i dërgoni në adresën elektronike: hr@liridoni-kos.com të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni;
  • mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K. në njësinë Pejë, adresa: Magjistralja/Highway Pejë-Deçan, km-2, 30000
  • duke plotësuar të dhënat tuaja përmes linkut në vijim: https://liridoni-kos.com/sq/karriera-liridoni-distribution/ .   

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 31 korrik 2026 në ora 16:30. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.   

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet