1
PREMIUM PLUS

Specialist/e për Mbledhje të Borxheve

Ruaj
Virtus Lending
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

 

Virtus Lending LLC është Institucion Financiar Jo-bankar (IFJB) i licensuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Ne ofrojmë financim për blerjen e automjeteve përmes lizingut financiar për të gjitha markat dhe modelet pa ndonjë kufizim të vitit të prodhimit. Operacionet aktuale përfshijnë Kosovën, me synim zgjerimi në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Me qëllim të zgjerimit të aktivitetit në tregun financiar, Virtus Lending LLC po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën e “Specialist/e për Mbledhje të Borxheve”.

  • Specialist/e për Mbledhje të Borxheve

Përshkrimi i vendit të punës: 

  • Menaxhon kreditë aktive në vonesë( kreditë e klasifikuara); 
  • Menaxhon kreditë në humbje dhe jashtë bilancore të cilat ia cakton Menaxheri; 
  • Sigurohet që t’i arrijë objektivat personale dhe të departamentit lidhur me realizimin e planit të biznesit për menaxhimin e kredive në vonesë; 
  • Viziton klientët në vonesë; 
  • Ndërmerr veprimet e duhura për të parandaluar përkeqësimin e kredive aktive; 
  • Propozon, rekomandon dhe monitoron riprogramimin e kredive me qëllim të parandalimit të përkeqësimit të tyre, dhe arrijtes së një zgjidhje të qëndrueshme; 
  • Propozon dërgimin e lëndëve në proceduren përmbarimore; 
  • Monitoron dhe raporton lidhur me pagesat e realizuara nga marrëveshjet e lidhura më herët, si dhe evidenton në kohë klientët të cilët nuk rrespektojnë marrëveshjet; 
  • Përgatitë raporte mujore lidhur me pagesat e arritura për të gjitha llojet e kredive , si dhe raporte tjera të nevojshme; 
  • Ndërmerr iniciativa të ndryshme për menaxhimin sa më efikas të kredive në vonesë, si dhe për arritjen e objektivave dhe planit të biznesit; 
  • Punë shtesë sipas nevojës të deleguara nga menaxheri.

Kualifikimet e kërkuara

  • Përvojë pune në fushën e mbledhjes së borxheve (preferohen aplikant me përvojë në sektorin mikrofinanciar apo bankar); 
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe prezantim; 
  • Aftësi për të menaxhuar kohën në mënyrë efektive; 
  • Shkathtësi të mira kompjuterike dhe sistemeve të komunikimit me klientë; 
  • Njohuri të arsyeshme të gjuhës angleze (e preferuar);

Çfarë ofron VIRTUS LENDING

  • Pagë konkuruese + bonuse atraktive; 
  • Ambient profesional i punës ku do të keni mundësi të përdorni njohuritë dhe aftësitë tuaja në mënyrë efektive për ngritje në karrierë
  • Mundësi e madhe për të qenë pjesë e një kompanie inovative në procesin e zgjerimit në tregun e Kosovës dhe më gjërë.

SI MUND TË APLIKONI

Dërgoni CV-in në adresën e e-mailit: hr@virtuslending.com jo më vonë se 20 Korrik 2026. Ju lutem referojuni në e-mail titullit të pozitës për të cilin jeni duke aplikuar, psh. “Specialis/e për Mbledhje të Borxheve”. Vetëm kandidatët në listen e ngushtë do të kontaktohen.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet