1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Neptun Kosova sh.p.k. pjesë e BALFIN Group, një ndër grupet më të mëdha të investimeve në rajon, e specializuar në tregtimin e pajisjeve elektro-shtëpiake hap konkurs per pozitën: Asistente Ekzekutive,

Pozita: Asistente Ekzekutive

Departamenti: Administratë

Vendndodhja: Prishtinë

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Menaxhon kalendarin, agjendën dhe koordinon takimet, udhëtimet zyrtare dhe aktivitetet e përditshme të menaxhmentit.
  • Përgatit raporte, analiza, prezantime, procesverbale dhe dokumentacion tjetër sipas nevojave të menaxhmentit.
  • Koordinon komunikimin dhe ndjek realizimin e aktiviteteve ndërmjet departamenteve, duke siguruar përmbushjen e afateve.
  • Administron dhe mirëmban dokumentacionin zyrtar, duke siguruar konfidencialitet dhe organizim efikas të informacionit.
  • Mbështet proceset e planifikimit, raportimit dhe koordinimit të projekteve të ndryshme.
  • Kryen detyra të tjera administrative dhe operative sipas nevojave të pozitës.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi, Menaxhim ose fushë të ngjashme.
  • Minimum 2 vite përvojë pune në pozitë të ngjashme.
  • Eksperiencë në Power BI, me fokus në analizimin dhe vizualizimin e të dhënave.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze, në të folur dhe në të shkruar.
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office, veçanërisht Excel, PowerPoint dhe Outlook.

Aftësitë personale:

  • Aftësi të shkëlqyera organizative, komunikuese dhe koordinuese.
  • Aftësi analitike dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
  • Integritet profesional dhe diskrecion në trajtimin e informacionit konfidencial.
  • Aftësi për të menaxhuar prioritete të shumta dhe për të respektuar afatet.

Për të aplikuar për këtë pozitë, dërgoni CV-në tuaj përmes butonit të mëposhtëm ose në adresën: hr@neptun-ks.com

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet