1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania “Auto Sherreti” SH.P.K, shpall konkurs për pozitën:

  • Kontabilist/Kontabiliste

Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Regjistrimi i transaksioneve financiare dhe përditësimi i librave kontabël.
  • Përgatitja e raporteve financiare mujore dhe vjetore për menaxhmentin.
  • Analizimi i të dhënave financiare për të ndihmuar në vendimmarrje strategjike.
  • Rakordimi i llogarive bankare dhe trajtimi i pagesave të furnitorëve.
  • Menaxhimi i inventarit financiar dhe llogaritja e amortizimit të aseteve fikse.
  • Sigurimi i pajtueshmërisë me rregulloret tatimore dhe standardet kontabël.
  • Mbështetja e auditimeve të të jashtme me dokumentacionin e kërkuar.
  • Detyra të tjera të caktuara nga Menaxhmenti

Kualifikimi i kërkuar:

  • Diplomë universitare në kontabilitet, financa apo fusha të ngjashme;
  • Minimum dy (2) vite përvojë pune në fushën e financave;
  • Njohuri të mira në ligjet fiskale dhe standardet e kontabilitetit në Kosovë;
  • Aftësi të mira në përdorimin e softuerëve financiarë;
  • Njohuri të avancuara në Microsoft Office, veçanërisht Excel;
  • Preferohet të jetë anëtar i ShKÇAK apo ndonjë shoqate të ngjashme profesionale;
  • Aftësi për punë të pavarur, përgjegjësi të lartë dhe integritet profesional.

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (CV dhe referencat), në e-mail adresen: financa@autosherreti.com. Afati për aplikim : 10.08.2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet