Decathlon është kompani franceze e themeluar në vitin 1976, sot lider global në industrinë e produkteve dhe pajisjeve sportive. Kompania është e pranishme në mbi 80 vende, me më shumë se 1,800 dyqane dhe mbi 100,000 punonjës në mbarë botën. Decathlon ofron produkte dhe shërbime për mbi 70 disiplina sportive, duke e bërë sportin të aksesueshëm për të gjithë, nga fillestarët deri te sportistët profesionistë. Kompania është e njohur për inovacionin, cilësinë, çmimet e përballueshme dhe fokusin e fortë te klienti.
Decathlon tashmë është i pranishëm në Kosovë, me dyqanin e saj në Prishtina Mall dhe po vazhdon të zgjerojë ekipin me individë energjikë, të përkushtuar dhe me pasion për sportin, për t’u bashkuar në pozitat:
TEKNIK SERVISI / PAISJE SPORTIVE
Lokacioni: Prishtina Mall
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Kryerja e shërbimeve teknike dhe riparimeve të pajisjeve sportive
- Ofrimi i këshillimit profesional për klientët lidhur me mirëmbajtjen e produkteve
- Përgjegjësi për cilësinë, sigurinë dhe saktësinë e shërbimeve të ofruara
- Sigurimi i një eksperience të besueshme dhe profesionale për klientët
- Zbatimi i standardeve dhe vlerave të Decathlon në shërbimet teknike
KUALIFIKIMET:
- Përvojë në shërbime teknike, riparime ose servise (përparësi)
- Aftësi të mira organizimi dhe vëmendje ndaj detajeve
- Pasion për sportin dhe punën praktike me produkte sportive
- Aftësi shumë të mira komunikative
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
PËFAQËSUES/E I/E SHITJES
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Menaxhimi i përditshëm i aktiviteteve të shitjes në sektorin përkatës
- Ofrimi i shërbimit profesional dhe këshillimi i klientëve
- Kontribut aktiv në arritjen e objektivave të shitjes dhe performancës
- Sigurimi i një eksperience pozitive dhe të personalizuar për klientët
- Zbatimi i standardeve dhe vlerave të Decathlon në çdo ndërveprim me klientët
KUALIFIKIMET:
- Përvojë në shitje ose retail (përparësi)
- Aftësi të mira organizimi dhe bashkëpunimi në ekip
- Pasion për sportin dhe punën me njerëz
- Aftësi shumë të mira komunikative
VLERAT QË KËRKOJMË TE KANDIDATËT
- Vitaliteti - Të jesh pozitiv, energjik dhe aktiv. Të marrësh iniciativa, të përshtatesh dhe të mos kesh frikë nga ndryshimi.
- Bujaria - Të punosh me zemër, të ndihmosh ekipin, të ndash njohuritë dhe të kujdesesh për veten dhe të tjerët.
- Përgjegjësia - Të marrësh përgjegjësi për veprimet e tua, të mbash fjalën dhe të korrigjosh gabimet shpejt.
- Autenticiteti - Të jesh vetvetja, i sinqertë, i drejtë dhe i kujdesshëm ndaj njerëzve dhe mjedisit.
ÇFARË OFROJMË NE
- Ambient pune dinamik, internacional dhe gjithëpërfshirës, ku iniciativa dhe energjia vlerësohen çdo ditë
- Sigurim shëndetësor
- Mundësi reale për zhvillim profesional dhe ndërtim të një karriere afatgjatë, bazuar në performancë dhe meritë
- Trajnime të strukturuara dhe të vazhdueshme, sipas standardeve globale të Decathlon, që mbështesin rritjen personale dhe profesionale
- Kulturë pune e ndërtuar mbi besim, autonomi, përgjegjësi dhe bashkëpunim ekipor, ku secili ka zë dhe ndikim
- Përfshirje në një kompani që ka sportin në qendër të kulturës së saj, nxit një stil jetese aktiv dhe vepron me përgjegjësi ndaj njerëzve dhe mjedisit
INFORMATA PËR APLIKIM
- Të interesuarit ftohen të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit të mëposhtëm ose në adresën e email-it: kosovo.partner@decathlon.com
- Afati i aplikimit: deri më 31 korrik 2026.
- Aplikimet shqyrtohen në vazhdimësi.
- Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen
