1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE

Asistente e Shitjes (2x) — Jonatan PetsAlbi Mall (Prishtinë)

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Shërbimi dhe këshillimi profesional i klientëve për ushqim, higjienë dhe aksesorë për qen, mace dhe kafshë të tjera shtëpiake (brendet: Hill's, Josera, Schesir, Inaba/Churu, Proline, Ferribiella etj.)
  • Puna në arkë (sistemi POS Pantheon): faturimi, pranimi i pagesave dhe mbyllja ditore e arkës me saktësi të plotë
  • Pranimi i mallit, kontrolli i sasive, mbushja dhe rregullimi i rafteve sipas standardeve të dyqanit
  • Plotësimi i kërkesave për furnizim përmes sistemit të brendshëm, sipas gjendjes reale të stokut
  • Kontrolli i rregullt i afateve të skadencës, regjistrimi në tabelën e skadencave dhe zbatimi i rotacionit të mallit
  • Etiketimi i produkteve dhe përditësimi i çmimeve
  • Pjesëmarrja në numërimet periodike të stokut (inventarizim)
  • Përgatitja e porosive online dhe të Wolt-it me saktësi dhe në kohë
  • Mbajtja e pastërtisë dhe rregullit të dyqanit gjatë gjithë orarit të punës
  • Raportimi tek menaxheri për mungesa të stokut, ankesa të klientëve dhe çdo parregullsi

Kriteret e kërkuara

  • Qëndrim pozitiv dhe dashuri ndaj kafshëve shtëpiake— kusht i domosdoshëm
  • Njohja e gjuhës angleze(komunikim me klientë ndërkombëtarë dhe leximi i deklaracioneve të produkteve) — kusht i domosdoshëm
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe qasje e sinqertë ndaj klientit
  • Njohuri bazike të punës me kompjuter (Google Sheets / tabela, sisteme të arkës)
  • Përgjegjshmëri dhe saktësi në punën me para dhe stok
  • Gatishmëri për punë me turne dhe gjatë fundjavave
  • Përvoja në shitje me pakicë përbën përparësi
  • Njohuritë për ushqimin dhe kujdesin ndaj kafshëve përbëjnë përparësi (trajnimi sigurohet nga kompania)

Të interesuarit mund të dërgojnë CV përmes butonit të mëposhtëm ose në info@jonatan-ks.com

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet