PROTEC SH.P.K.
Shpall Konkurs për Vende të Lira Pune
PROTEC SH.P.K., kompani e specializuar në projektimin, prodhimin dhe montimin e dyerve, dritareve dhe fasadave, fton profesionistë të motivuar dhe të përkushtuar t'i bashkohen ekipit tonë.
Pozitat e lira:
- Arkitekt/e
- Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë ose Makinerisë
- Asistent/e Administrativ/e
Arkitekt/e
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Hartimi dhe përgatitja e vizatimeve teknike.
- Përgatitja dhe zhvillimi i projekteve sipas kërkesave të klientit.
- Bashkëpunimi me ekipin teknik dhe të prodhimit.
- Përgatitja e dokumentacionit teknik dhe ofertave.
Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor ose Master në Arkitekturë.
- Përvojë pune në pozita të ngjashme (përparësi).
- Njohuri të programeve ArchiCAD, AutoCAD dhe Microsoft Office.
- Njohuri të gjuhës angleze; njohja e gjuhës gjermane konsiderohet përparësi.
- Patentë shoferi, kategoria B.
Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë ose Makinerisë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhimi i projekteve të kontraktuara dhe mbikëqyrja e punimeve në terren.
- Matja në objekt dhe përgatitja e vizatimeve teknike sipas gjendjes ekzistuese.
- Përgatitja e ofertave dhe dokumentacionit teknik.
- Bashkëpunimi me ekipin e prodhimit dhe montimit për realizimin e projekteve.
Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor ose Master në Ndërtimtari, Makineri ose fushë të ngjashme.
- Përvojë pune në pozita të ngjashme (përparësi).
- Njohuri të programeve ArchiCAD, AutoCAD dhe Microsoft Office.
- Njohuri të gjuhës angleze; njohja e gjuhës gjermane konsiderohet përparësi.
- Patentë shoferi, kategoria B.
Asistent/e Administrativ/e
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryerja e detyrave administrative dhe organizative.
- Menaxhimi i dokumentacionit dhe komunikimit administrativ.
- Mbështetje për departamentet e kompanisë sipas nevojave të administratës.
- Pranimi dhe regjistrimi i faturave në programin përkatës.
- Evidentimi periodik i gjendjes së stokut të materialeve.
- Përgatitja e porosive të materialeve në përputhje me nevojat e kompanisë.
- Dërgimi i kërkesave dhe porosive te furnitorët.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Administrim, Ekonomi ose fushë të ngjashme.
- Njohuri shumë të mira të Microsoft Office.
- Njohuri të gjuhës angleze; njohja e gjuhës gjermane konsiderohet përparësi.
- Aftësi të shkëlqyera organizative, komunikuese dhe punë në ekip.
Ne ofrojmë:
- Ambient pune profesional dhe dinamik.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë.
- Angazhim afatgjatë për kandidatët e suksesshëm.
- Pagë konkurruese, në përputhje me kualifikimet dhe përvojën.
Lokacioni i punës:Bresalc, Gjilan
Afati i aplikimit:08.07.2026 – 17.07.2026
Si të aplikoni?
Dërgoni CV-në tuaj, duke specifikuar pozitën për të cilën aplikoni, në adresën elektronike:
E-mail: info@protec-ks.net
ose dorëzojeni personalisht në zyrat tona:Magjistralja Gjilan – Prishtinë, km 10, Bresalc
Tel.: +383 45 305 871
Ju falënderojmë për interesimin tuaj!
Vetëm kandidatët që përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.
