
Mundësi Punësimi – PART TIME CONCESSION
CINEPLEXX International, pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të kinemave me mbi 50 vite eksperiencë në industrinë e filmit, po kërkon kandidatë të rinj për t’iu bashkuar ekipit tonë në Cineplexx Prishtina, Albi Mall.
Aktualisht jemi duke kërkuar kandidatë për pozitën:
PART TIME – CONCESSION
Përgjegjësitë kryesore:
- Shërbimi profesional ndaj klientëve dhe krijimi i një eksperience të këndshme për vizitorët tanë;
- Shitja e produkteve ushqimore dhe pijeve në zonën Concession;
- Ofrimi i informatave dhe asistencës për vizitorët e kinemasë;
- Mirëmbajtja dhe organizimi i hapësirës së punës sipas standardeve të kompanisë;
- Menaxhimi i arkës dhe përgjegjësia për pikën e caktuar të punës;
- Kontrollimi i biletave dhe orientimi i vizitorëve drejt sallave të kinemasë;
- Mbështetja në aktivitetet ditore dhe eventet e organizuara në kinema;
- Bashkëpunimi me menaxhmentin dhe ekipin për realizimin e detyrave ditore.
Kërkesat:
- Aftësi të mira komunikimi dhe orientim drejt shërbimit ndaj klientit;
- Përgjegjësi, energji pozitive dhe gatishmëri për punë ekipore;
- Përvoja paraprake në shitje apo shërbim ndaj klientëve konsiderohet përparësi;
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi;
- Fleksibilitet për orar pune part time;
- Dëshirë për të mësuar dhe zhvilluar aftësi të reja profesionale.
CINEPLEXX ju ofron:
- Ambient pune profesional, dinamik dhe miqësor;
- Mundësi për zhvillim dhe rritje profesionale;
- Eksperiencë në një kompani ndërkombëtare me standarde evropiane.
Nëse mendoni se jeni personi i duhur për ekipin tonë në Prishtinë, ju ftojmë të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj me fotografi personale deri më 11.07.2026 përmes butonit të mëposhtëm ose në:
kinema-rks@cineplexx.eu
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
