Kompania GiFi është rrjeti më i madhë i dyqaneve me produkte të standardit europian i hapur rishtas në Kosovë. GiFi është një zinxhir francez me mbi 600 dyqane, kryesisht në Francë, Spanjë, Belgjikë, Itali dhe në Afrikë. Gifi ka një gamë te gjerë produktesh me pakicë siq janë: lodra për fëmijë, produkte shtepiake për kuzhinë, banjo, kopsht, mobilje, dekorime, produkte për kujdesin në shtëpi, aksesorë për kafshët shtëpiake dhe shumë artikuj të tjerë.
Avanconi karrierën Tuaj në Botën e Retail-it duke aplikuar në pozitat e mëposhtme:
PËFAQËSUES/E I/E SHITJES
Lokacioni: PRIZREN, PRISHTINA MALL, FUSHË KOSOVË
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
- Mirëpritja e konsumatorëve dhe ofrimi i shërbimeve;
- Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet;
- Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe të përditësuara;
- Procesi i pranimit te pagesave me Pos dhe Cash;
- Dhe detyra tjera të përcaktuara nga punëdhënësi.
KUALIFIKIMET:
- Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
- Përvojë pune në shitje ose shërbim ndaj klientëve;
- Fleksibil dhe i/e shpejtë në zgjidhjen e problemeve;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
- Posedimi i patent shoferit (kategoria B) është përparësi.
ARKATARE
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
- Mirëpritja e klientëve dhe ofrimi i shërbimeve;
- Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet;
- Në bashkëpunim me menaxher-in/en organizon punët dhe përkujdeset që dyqani të jetë në përputhshmëri me instruksionet e kompanisë;
- Raporton vonesat në liferim të mallit dhe defektet e produkteve;
- Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe te azhurnuara;
- Bën rregullimi dhe renditjen e produkteve sipas instruksioneve;
- Procesi i pranimit të pagesave me Pos dhe Cash
KUALIFIKIMET:
- Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
- Përvojë pune në shitje ose shërbim ndaj klientëve;
- Fleksibil dhe i/e shpejtë në zgjidhjen e problemeve;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese;
ÇFARË OFROJMË NE:
- Ambient pune dinamik, internacional dhe gjithëpërfshirës, ku iniciativa dhe energjia vlerësohen çdo ditë;
- Sigurim shëndetësor;
- Mundësi reale për zhvillim profesional dhe ndërtim të një karriere afatgjatë, bazuar në performancë dhe meritë;
- Kulturë pune e ndërtuar mbi besim, autonomi, përgjegjësi dhe bashkëpunim ekipor, ku secili ka zë dhe ndikim;
INFORMATA PËR APLIKIM
Të interesuarit ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e email-it: hr@gifi-kos.com
Afati i aplikimit: deri më 31 korrik 2026.
Në subjektin e emailit ju lutemi të specifikoni pozitën e punës për të cilën aplikoni.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.
