1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KosInvest hap konkurs pune për pozitën:

  • Zyrtar/e Kreditor/e në zëvendësim për Prishtinë (një pozicion)

KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhur në “Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvllimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive”.

Përgjegjësitë kryesore për pozitën Zyrtar/e Kreditor/e në zëvendësim:

  • Identifikimi, kontaktimi dhe vizitimi i klientëve potencialë në terren, duke promovuar produktet e KosInvest.
  • Mbledhja e dokumentacionit të nevojshëm dhe asistimi i aplikantëve gjatë procesit të aplikimit për kredi.
  • Kryerja e analizave financiare dhe vlerësimeve të kapacitetit pagues, duke përfshirë vizitat në terren.
  • Vlerësimi i rrezikut dhe përgatitja e rekomandimeve për vendimmarrje (Zyrtari Kreditor kryen vlerësim të plotë; Junior nën mbikëqyrje).
  • Monitorimi i portfolios kreditore, ndjekja e pagesave dhe bashkëpunimi me ekipin për menaxhimin e vonesave.
  • Mirëmbajtja e të dhënave të klientëve në sistemet përkatëse duke siguruar saktësi dhe konfidencialitet.
  • Ndërtimi i marrëdhënieve pozitive me klientët dhe komunitetin, duke respektuar diversitetin kulturor dhe etnik.
  • Sigurimi që të gjitha aktivitetet kryhen në pajtim me politikat, procedurat dhe standardet e KosInvest.
  • Përgatitja e raporteve ditore dhe mujore sipas kërkesës së menaxhmentit.
  • Pjesëmarrja në trajnime dhe zhvillim profesional.

Zyrtari/ja Kreditor/e në zëvendësim duhet të plotësojë kriteret:   

  • Diplomë bachelor në Ekonomi, Menaxhment, Administrim Biznesi, Financa, ose fushë tjetër relevante.
  • Përvojë e mëparshme e punës në ndonjë Institucion Mikrofinanciar dhe/ ose Bankë së paku një (1) vjeçare.
  • Njohja e parimeve të mikrofinancës, praktikave të huadhënies dhe vlerësimit të rrezikut.
  • Kërkohet që të ketë përvojë në kredidhënie dhe përvojë pune në teren
  • Duhet të jetë i/ e mirë për të punuar me njerëzit e komunitetit ku ne punojmë. 
  • Preferohet të jeni nga komuniteti të cilin synojmë ta shërbejmë. 
  • Të ketë njohuri të avancuara në fushën e biznesit dhe bujqësisë.
  • Veti të mira analitike, dhe njohja e pasqyrave financiare. 
  • Njohja e zakoneve të klientëve në zonën e operimit.  
  • Aftësi shumë të mira në të shkruara dhe në të folur në gjuhën shqipe, preferohen edhe në gjuhën serbe dhe angleze. 
  • Shkathtësi kompjuterike në MS Word dhe EXCEL.   
  • Është i/ e obligueshme të ketë patent shofer. 

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

CV së bashku me referencat i dërgoni në adresën e mëposhtme: kosinvest@wvi.org

Ju lutem të shënoni pozitën dhe rajonin përkatës në subjekt të emailit.  

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është 12 Korrik 2026.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet