NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall:
KONKURS
për zgjedhjen e kandidatëve për vendin e punës:
Ekspert Analist për Kontrollim Financiar në njësinë e Financave (një vend pune)
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë, Financave, Kontabilitetit, Administrimit të Biznesit ose fushë të ngjashme;
- Së paku 5 vite përvojë në banka ose institucione të tjera financiare në fusha të analizës financiare, kontrollit, raportimit ose planifikimit;
- Aftësi të avancuara të MS Office, veçanërisht Excel-it, si dhe mjeteve dhe platformave digjitale për analizë dhe raportim;
- Aftësi komunikuese dhe bashkëpunimi në ekip;
- Njohuri të avancuara të gjuhës angleze.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Harton dhe mirëmban metodologji, udhëzime dhe baza të të dhënave për planifikim dhe raportim;
- Menaxhon dhe koordinon zbatimin e zgjidhjeve analitike në proceset afariste;
- Analizon të dhënat afariste duke përdorur metoda të analizës eksploruese të të dhënave (EDA) dhe data mining;
- Identifikon, analizon dhe interpreton trendet dhe modelet në të dhëna, si dhe përgatit rekomandime për proceset vendimmarrëse;
- Koordinon procesin e përgatitjes së planit vjetor dhe monitoron zbatimin e tij;
- Harton raporte, analiza dhe projeksione komplekse për nivele të ndryshme vendimmarrëse;
- Përgatit dhe mirëmban databaza për nevoja të planifikimit dhe vendimmarrjes afariste;
- Përdor, përshtat dhe zhvillon mjete dhe modele analitike për nevoja afariste;
- Propozon dhe përcakton tregues kyç të performancës (KPI) në fusha të ndryshme të veprimtarisë së Bankës;
- Propozon dhe kontribuon në zbatimin e përmirësimeve të proceseve, metodologjive dhe raporteve;
- Merr pjesë aktive në projekte, iniciativa zhvillimore dhe grupe pune.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 10 korrik 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.
