1

Sigurim Fizik (2)

Ruaj
OCM International
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS 

Kompania OCM International L.L.C me seli në Prishtinë, hap konkurs për plotësimin e pozitës: 

“Sigurim Fizik” (2 pozita) 

Lokacioni: Podujevë 

Detyrat dhe Përgjegjësitë:  

  • Monitoron rendin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit të veturave në qëndër, sipas shenjëzimit vertikal  dhe horizontal.  
  • Përkujdeset për parkimin e veturave të vizitorëve sipas shenjëzimit të parkingjeve apo sipas  nevojave të qendrës.  
  • Vëzhgon vizitorët me vigjilencë dhe ndërhyn në rastet kur mund të ketë qëllime dashakeqe nga persona të pa pergjegjshëm.  
  • Qëndron në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse shtetërore të sigurisë publike, si  policia, zjarrëfikësit dhe ngjashëm.  
  • Në koordinim me mbikqyrësin direkt dhe zyrën e menaxhimit të qendrës, angazhohet në detyra specifike të sigurisë në qendër.  
  • Largon dhe adreson me institucionet perkatëse, personat që mund të shqetësojnë vizitorët e qendrës  apo që prishin rendin dhe rregullin shoqëror.  
  • Raporton çdo akt të sjelljes së keqe në hapësirat e qendrës tregtare, tek mbikqyrësi direkt apo  organet kompetente të rendit.  
  • Kordinon veprimet me kolegët e njësisë së tij, bazuar në kërkesat e mbikqyrësit dhe nevojat e  qendrës. 

Kualifikimet e Kërkuara: 

  • Përvojë e mëparshme në sigurim fizik. 
  • Aftësi të mira komunikimi dhe sjellje e qetë nën presion. 
  • Njohuri në procedura të sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave. 

Si të aplikoni: 

Personat e interesuar mund të dërgojnë aplikimin e tyre përmes emailit në hr@oxa-group.com, me titull në  subjekt: “Sigurim Fizik” 

Afati i fundit për aplikim është data 17.07.2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet