Jemi në kërkim të një kandidateje për pozitën Specialiste e Marketingut për kompaninë Lansomania.
Lokacioni i punës: Prishtinë, Çagllavicë, Livagjë.
Kandidatja duhet të ketë këto aftësi dhe përgjegjësi:
- Njohuri dhe përvojë në krijimin e përmbajtjes së marketingut me përdorimin e mjeteve të Inteligjencës Artificiale (AI).
- Menaxhimin e rrjeteve sociale (Facebook, Instagram, LinkedIn, TikTok, etj.).
- Krijimin dhe planifikimin e postimeve sipas kalendarit të marketingut.
- Dizajnimin e materialeve grafike për postime, reklama dhe fushata promocionale.
- Krijimin dhe editimin e Reels dhe videove të shkurtra për rrjetet sociale.
- Shkrimin e teksteve (copywriting) për postime, reklama dhe materiale promocionale.
- Krijimin dhe menaxhimin e fushatave të marketingut digjital.
- Monitorimin dhe analizimin e performancës së rrjeteve sociale dhe fushatave, duke përgatitur raporte periodike.
- Bashkëpunimin me ekipin për promovimin e produkteve, shërbimeve dhe aktiviteteve të kompanisë.
- Aftësi për të sjellë ide kreative dhe për të ndjekur trendet më të fundit në marketingun digjital.
- Organizimin e punës në mënyrë të pavarur dhe respektimin e afateve.
Preferohet që kandidatja të jetë kreative, e komunikueshme, e organizuar dhe me dëshirë për të mësuar vazhdimisht teknologji dhe mjete të reja të marketingut.
Gjithashtu, kërkojmë që secili aplikues të bashkëngjisë:
- CV-në e përditësuar.
- Portofolin ose disa nga punimet e realizuara më parë (dizajne, postime, Reels, video, fushata marketingu ose projekte të ngjashme), në mënyrë që të vlerësojmë përvojën dhe kreativitetin e tij/saj.
Të gjithë të interesuarat mund të aplikojnë përmes butonit të mëposhtëm ose në email info@lansomania.com
