KONKURS PUNE
exCoins.me, kompania lider për këmbimin e kripto-aseteve në Kosovë, në kuadër të zgjerimit të aktivitetit dhe forcimit të strukturave të brendshme operative, shpall konkurs për pozitën:
- Zyrtar/e për Mbështetje të Klientëve – 2 pozita
Vendi i punës:Prishtinë.
Orari i punës: Orar i plotë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Pranimi dhe menaxhimi i kërkesave nga klientët;
- Ofrimi i mbështetjes për klientët lidhur me transaksionet dhe shërbimet e kompanisë;
- Asistimi i klientëve në përdorimin e ATM-ve përmes telefonatave dhe ofrimi i udhëzimeve për zgjidhjen e problemeve bazë;
- Menaxhimi dhe trajtimi në kohë i telefonatave, e-maileve dhe mesazheve të klientëve;
- Menaxhimi i komunikimit me klientët përmes rrjeteve sociale dhe kanaleve të tjera të komunikimit;
- Evidentimi dhe dokumentimi i kërkesave, ankesave dhe ndërveprimeve me klientët në sistem;
- Bashkëpunimi me ekipet përkatëse për zgjidhjen efikase të rasteve të klientëve;
- Ofrimi i një shërbimi profesional, cilësor dhe të orientuar ndaj klientit;
- Sigurimi i zbatimit të politikave të kompanisë dhe procedurave të brendshme gjatë ofrimit të shërbimit.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë e arsimit të mesëm ose universitare;
- Përvojë në shërbim ndaj klientit, Call Center ose Customer Support përbën përparësi;
- Njohuri për Blockchain dhe Crypto Asete – përparësi;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe orientim ndaj klientit;
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar njëkohësisht disa kërkesa;
- Njohuri bazike të përdorimit të kompjuterit (Microsoft Office);
- Njohuri të gjuhës angleze;
Ne ofrojmë:
- Ambient pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues;
- Mundësi reale për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë;
- Paketë përfitimesh sipas politikave të kompanisë;
- Mundësinë për të qenë pjesë e kompanisë lider në industrinë e kripto-aseteve në Kosovë.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në hr@excoins.me, deri me datë 12.07.2026.
Aplikimet trajtohen në konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.