Konkurs Pune
Kompania “OCM International” hap konkurs për për pozitë të lirë:
“Technical Facility Officer”
Lokacioni: Prishtinë
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Kujdeset për të gjitha aktivitetet e menaxhimit të objekteve, përfshirë mbikëqyrjen e pastrimit, mirëmbajtjes, sigurisë dhe kontrollin e të gjitha sistemeve teknologjike në zonat e përbashkëta dhe private.
- Kujdeset për aktivitetin e pilotimit: menaxhimin teknik dhe administrativ të hapjes së aktiviteteve të reja brenda qendrës ose në ndonjë strukturë tregtare në portfolion e kompanisë OCM. • Bën menaxhimin e aktiviteteve të punës së pronarit dhe atyre të qiramarrësve, nga prezantimi i projektit deri te hapja për publikun.
- Harton raporte të dorëzimit, hapjes dhe kthimit të lokaleve të biznesit.
- Bën verifikimin dhe miratimin e projekteve ekzekutive.
- Bën hartimin dhe ndryshimin e planeve dhe projekteve lidhur me zonat e zakonshme dhe private të projekteve të ndryshme komerciale të pasurive të patundshme.
- Kryen inspektimet në vendet e ndërtimit dhe në përgjithësi në të gjitha projektet që përcillen nga kompania.
- Asiston në të gjitha aktivitetet ku përfshihen qiramarrësit dhe sigurohet që të gjithë qiramarrësit të respektojnë rregulloren e qendrës.
Kualifikimet dhe Përvoja:
- Diplomë universitare në Inxhinieri (Inxhinieri Ndërtimi, Elektroteknikë, Mekanike ose fusha të ngjashme).
- Përvojë e mëparshme në facility management, menaxhim teknik objektesh ose projekte ndërtimi. • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhuese.
- Njohuri të mira të rregulloreve të sigurisë dhe standardeve teknike.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me palë të ndryshme (qiramarrës, kontraktorë, staf i brendshëm).
- Njohuri shumë të mira të përdorimit të MS Office.
Si të aplikoni:
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin e tyre në formë të CV-së në adresën elektronike: hr@oxa-group.com, me titull në subjekt:“Technical Facility Officer”
Afati fundit për aplikim është data 07.07.2026