1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

CARAMELL KIDS SH.P.K.

KONKURS PUNE – EKONOMIST/E

Caramell Kids, kompani lidere në prodhimin dhe shitjen e veshjeve dhe produkteve për fëmijë, shpall konkurs për pozitën:

Ekonomist/e

Lokacioni: Fushë Kosovë dhe Prizren

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Menaxhimi dhe monitorimi i proceseve financiare të kompanisë.
  • Përgatitja e raporteve financiare mujore dhe periodike.
  • Kontrolli i të hyrave dhe shpenzimeve.
  • Menaxhimi i faturave, pagesave dhe arkëtimeve.
  • Koordinimi me departamentet e shitjes, furnizimit dhe prodhimit.

Kualifikimet e Kërkuara:

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
  • Minimum 1 vite përvojë pune në pozita të ngjashme.
  • Njohuri të avancuara në Microsoft Excel dhe programe financiare/ERP.
  • Njohuri të legjislacionit financiar dhe tatimor në Kosovë.

Aplikimi:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në emailin e kompanisë ose të aplikojnë në zyrat tona në Fushë Kosovë dhe Prizren apo mund te na kontaktoni ne viber & whatsapp + 383 44 555 587 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Caramell Kids – Duke krijuar cilësi, stil dhe besim për familjet tona.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet