1
ULTRA

Zyrtar për Financa dhe Administratë

Ruaj
Dumnica Group
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE – Zyrtar për Financa dhe Administratë (Prishtinë)

Dumnica Group Sh.P.K. shpall konkurs për pozitën:

Zyrtar për Financa dhe Administratë

Lokacioni: Prishtinë
Orari: Me orar të plotë
Numri i pozitave: 1

Përshkrimi i pozitës

Zyrtari për Financa dhe Administratë do të jetë përgjegjës për menaxhimin e proceseve financiare dhe administrative të kompanisë, duke siguruar regjistrim të saktë të transaksioneve, kontroll të dokumentacionit dhe mbështetje administrative për menaxhmentin. Detyrat tipike të kësaj pozite përfshijnë regjistrimin e faturave dhe pagesave, menaxhimin e arkës dhe bankës, përgatitjen e raporteve financiare, si dhe mbështetjen e proceseve administrative.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Regjistrimi i faturave hyrëse dhe dalëse.
  • Evidentimi i pagesave dhe arkëtimeve.
  • Menaxhimi i arkës dhe barazimeve bankare.
  • Përgatitja e raporteve financiare mujore.
  • Përgatitja dhe organizimi i dokumentacionit për kontabilitet.
  • Menaxhimi i kontratave dhe arkivit të kompanisë.
  • Mbajtja e evidencave administrative dhe korrespondencës zyrtare.
  • Koordinimi me furnitorë, klientë dhe institucione.
  • Mbështetje në proceset e prokurimit dhe administrimit të projekteve.
  • Kryerja e detyrave të tjera sipas kërkesës së menaxhmentit. 
  • Mbajtja e evidencave me Nenkontraktore.

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fushë të ngjashme.
  • Minimum 2 vite përvojë pune në financë dhe/ose administratë.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office (veçanërisht Excel).
  • Përvojë me programe financiare/kontabiliteti (Pantheon, Odoo ose sisteme të ngjashme përparësi).
  • Aftësi të mira organizative dhe komunikuese.
  • Njohuri të gjuhës angleze përparësi.

Ne ofrojmë

  • Pagë konkurruese sipas përvojës.
  • Mundësi zhvillimi profesional.
  • Ambient profesional dhe dinamik pune.
  • Mundësi avancimi brenda kompanisë.

Aplikimi

Të interesuarit mund të dërgojnë:

  • CV-në
  • Letër motivimi (opsionale)

në e-mail: info@dumnicagroup.com

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet