Po kërkojmë një bashkëpunëtor/e të motivuar për t'iu bashkangjitur ekipit tonë dhe për të kontribuar në realizimin e programeve dhe aktiviteteve të DYVÓ. Nëse ndan vlera të përbashkëta me ne dhe ke interes për mjedisin, angazhimin komunitar dhe industrinë kreative, do të dëshironim të dëgjonim nga ti!
Pozita: Asistent/e Koordinator/e
Asistenti/ja e Koordinatores do të punojë në bashkëpunim të ngushtë me Koordinatoren dhe Drejtuesen e Programit për të mbështetur zbatimin e aktiviteteve dhe koordinimin e proceseve organizative.
Asistentja Koordinatore mbështet koordinimin e përditshëm të aktiviteteve dhe programeve të organizatës, duke kontribuar në organizimin e ngjarjeve, komunikimin me pjesëmarrësit dhe partnerët, menaxhimin e dokumentacionit dhe funksionimin e përgjithshëm të hapësirës. Pozita ofron një mundësi të shkëlqyer për të fituar përvojë praktike në menaxhimin e projekteve, koordinimin e programeve edukative dhe organizimin e aktiviteteve komunitare në fushën e dizajnit, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Kandidati/ja do të punojë ngushtë me ekipin, duke marrë mentorim dhe mbështetje profesionale. Pozita është ideale për persona që duan të zhvillojnë aftësi organizative, komunikuese dhe lidershipi, ndërkohë që kontribuojnë në programe me ndikim të drejtpërdrejtë në komunitet dhe mjedis.Pagesa prej 491.66 € (425 € subvencionim nga Superpuna)
Përgjegjësitë
Disa nga detyrat kryesore janë:
Kualifikimet e preferuara
Benefitet
DYVÓ ofron një mjedis dinamik për mësim dhe zhvillim profesional, me mundësi mentorimi, pjesëmarrjeje në projekte dhe ngjarje inovative, qasje në rrjete profesionale vendore dhe ndërkombëtare, si dhe mundësi reale për ngritje në detyrë dhe zgjerim të rolit bazuar në performancë dhe angazhim.
Çfarë fitoni nga angazhimi?
Rreth DYVÓLAB
DYVÓLAB është Hapësira e Përbashkët Kreative dhe FabLab-i i parë i akredituar në Kosovë, e themeluar nga DYVÓ për të nxitur inovacionin e bazuar në dizajn dhe ekonominë qarkore. Përmes hapësirës, teknologjisë, makinerive dhe programeve edukative, që u ofron të rinjve dhe komuniteteve mundësinë të zhvillojnë aftësi të reja, të eksperimentojnë me ide dhe të krijojnë zgjidhje konkrete për sfida sociale dhe mjedisore. Programet e laboratorit përfshijnë Open Lab Days, punëtori të Upcycling-ut, Design Marathons, Prishtina Sustainable Design Week dhe iniciativa multimediale që promovojnë kreativitetin, qëndrueshmërinë dhe angazhimin qytetar.
Vendi i punës
Zyrë/ Full time 10:00 – 17:00 / Prishtinë
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidatët duhet të dorëzojnë CV-në, letrën e referencës dhe letrën e motivimit.