1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Administrator/e në Shkollën Digjitale

Orari i punës: E hënë – e shtunë, me dy ndërrime (09:00–17:00 dhe 13:00–21:00).

Vendi: Prishtine

Përshkrimi i Punës:

Asistenti/ja Administrativ/e do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve të përditshme të shkollës digjitale, duke koordinuar komunikimin me prindërit dhe nxënësit, menaxhuar oraret dhe kontribuar në organizimin efikas të proceseve administrative dhe teknologjike.

Detyrat Kryesore:

  • Organizimi i orarit të mësimeve dhe aktiviteteve shkollore
  • Mbështetje për stafin akademik në përdorimin e platformave digjitale të mësimit
  • Regjistrimi i të dhënave të pranimeve të reja dhe përgatitja e raporteve mujore
  • Përkujdesja për ndjekjen e pagesave dhe faturave në bashkëpunim me departamentin financiar

Kualifikimet e Kërkuara:

  • Diplomë e arsimit të lartë (preferohet në administrim, menaxhim, edukim ose fusha të ngjashme)
  • Përvojë pune në administratë, preferohet në institucione arsimore
  • Njohuri shumë të mira në përdorimin e teknologjisë dhe platformave digjitale
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe organizimi
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip
  • Njohuri të gjuhës angleze.

Përfitimet:

  • Sigurim shëndetësor.
  • Ambient pune profesional, modern dhe dinamik.
  • Mundësi të vazhdueshme për trajnim, zhvillim dhe avancim profesional.
  • Kulturë pune frymëzuese dhe bashkëpunuese, me hapësira të dedikuara për relaks dhe argëtim.

Afati për aplikim është deri më 03 Korrik 2026.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet