1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 


Konkurs:
Retail Marketing Specialist

Jemi në kërkim të një Retail Marketing Specialist që e kupton marketingun jo vetëm si komunikim, por si funksion direkt të lidhur me shitjen, qarkullimin, performancën e produkteve dhe rritjen e kërkesës në treg.

Kjo pozitë kërkon një person me mendësi analitike, komerciale dhe operative, i cili është në gjendje të punojë në një industri dinamike, me ritëm të lartë dhe me kërkesa të vazhdueshme për rezultate konkrete. Kandidati duhet të dijë të analizojë të dhënat, të identifikojë mundësi për rritje, të ndërtojë kampanja efektive dhe të bashkëpunojë ngushtë me ekipet e shitjes, blerjes, dizajnit dhe menaxhmentit.

Ky rol nuk është i fokusuar vetëm në rrjete sociale apo publikime ditore. Roli kërkon përgjegjësi për performancën e marketingut, ndikimin në shitje, analizën e kampanjave, merchandise/product marketing, SEO, demand generation dhe optimizimin e vazhdueshëm të aktiviteteve promovuese.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Planifikimi, koordinimi dhe ekzekutimi i kampanjave të marketingut me fokus në performancë, shitje dhe rritje të kërkesës.
  • Analizimi i të dhënave të shitjes, produkteve, kategorive, lokacioneve dhe kampanjave për të kuptuar çfarë funksionon dhe çfarë duhet përmirësuar.
  • Zhvillimi i aktiviteteve për demand generation, me qëllim rritjen e interesimit, vizitave në dyqane dhe shitjeve.
  • Bashkëpunimi me ekipet e blerjes dhe shitjes për përzgjedhjen e produkteve, ofertave, kategorive dhe kampanjave promocionale.
  • Menaxhimi i merchandise/product marketing, duke siguruar që produktet, ofertat dhe kategoritë të komunikohen qartë, në mënyrë komerciale dhe të orientuar drejt shitjes.
  • Kryerja e SEO analysis dhe propozimi i përmirësimeve për prezencën online, kërkimet organike, strukturën e përmbajtjes dhe dukshmërinë e kompanisë në Google.
  • Planifikimi dhe menaxhimi i kampanjave në social media, Google, katalogë, fletushka, outdoor, radio, TV dhe kanale të tjera promovuese.
  • Monitorimi i konkurrencës, çmimeve, ofertave, trendeve të tregut dhe sjelljes së konsumatorëve.
  • Përgatitja e raporteve javore dhe mujore për performancën e kampanjave, kanaleve digjitale, produkteve dhe lokacioneve.
  • Optimizimi i vazhdueshëm i kampanjave bazuar në të dhëna, rezultate dhe feedback nga tregu.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Përvojë në marketing, digital marketing, retail marketing, performance marketing ose pozita të ngjashme.
  • Njohuri të mira në marketing analytics, demand generation, merchandise marketing, SEO analysis, social media management, campaign planning dhe performance reporting.
  • Aftësi për të analizuar të dhëna dhe për t’i kthyer ato në vendime konkrete të marketingut dhe shitjes.
  • Përvojë në planifikimin e kampanjave promocionale, produkteve, ofertave dhe aktiviteteve sezonale.
  • Njohuri në Google Analytics, Hubspot, Meta Business Suite, Google Ads, Excel/Google Sheets dhe platforma të tjera relevante.
  • Aftësi për të punuar nën presion, me afate të shkurtra dhe në një ambient ku performanca është prioritet.
  • Mendësi komerciale, proaktive dhe e orientuar drejt rezultateve.
  • Përvoja në retail, industri të produkteve, ndërtimit, shtëpisë, teknikës ose FMCG konsiderohet përparësi.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë:

  • CV-në e përditësuar
  • Të paktën një shembull kampanje të realizuar më parë, e cila duhet të jetë e elaboruar nga faza e komunikimit deri te rezultati final në shitje/performance.

Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu → Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Retail Marketing Specialist)