Auto Mita po zgjerohet – Bashkohu me ekipin tonë!
Dëshiron të jesh pjesë e një kompanie lidere në industrinë automobilistike?
Auto Mita, përfaqësues zyrtar i markave ndërkombëtare Renault, Dacia, Nissan dhe Volvo, po kërkon të punësojë:
- Mekanik – 3 pozita
- Ndihmës Mekanik – 3 pozita
- Gomister – 2 pozita
- Mekanik (3 pozita)
Përgjegjësitë:
- Diagnostikimi dhe mirëmbajtja e automjeteve sipas standardeve të prodhuesit;
- Kryerja e riparimeve mekanike dhe teknike;
- Përdorimi i pajisjeve dhe teknologjive moderne të diagnostikimit;
- Bashkëpunimi me ekipin teknik dhe respektimi i afateve të punës;
- Sigurimi i cilësisë dhe sigurisë gjatë kryerjes së detyrave.
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë pune në pozita të ngjashme;
- Njohuri të mira teknike në mekanikën e automjeteve;
- Aftësi në përdorimin e pajisjeve diagnostikuese;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
- Përkushtim ndaj cilësisë dhe sigurisë në punë.
- Ndihmës Mekanik (3 pozita)
Përgjegjësitë:
- Asistimi i mekanikëve në mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve;
- Përgatitja e mjeteve dhe pajisjeve të punës;
- Kryerja e shërbimeve bazike sipas udhëzimeve të ekipit teknik;
- Kujdesi për organizimin dhe pastërtinë e vendit të punës;
- Mbështetja në procese të ndryshme teknike dhe operative.
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë paraprake në servis automobilistik (avantazh);
- Njohuri bazike të mekanikës së automjeteve;
- Gatishmëri për të mësuar dhe zhvilluar aftësi profesionale;
- Përgjegjësi dhe disiplinë në punë;
- Aftësi për punë në ekip.
- Gomister (2 pozita)
Përgjegjësitë:
- Montimi, demontimi dhe balancimi i gomave;
- Kontrolli dhe mirëmbajtja e gomave sipas standardeve të sigurisë;
- Diagnostikimi i problemeve të gomave dhe rrotave;
- Përdorimi i pajisjeve profesionale për servisimin e gomave;
- Ofrimi i shërbimit cilësor për klientët.
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë pune në pozita të ngjashme (e preferueshme);
- Njohuri praktike për servisimin e gomave;
- Aftësi për punë fizike dhe në ekip;
- Përgjegjësi dhe përkushtim në punë;
- Respektim i standardeve të sigurisë.
Ne ofrojmë:
- Ambient profesional dhe kushte të mira pune;
- Trajnime të vazhdueshme dhe mundësi zhvillimi profesional;
- Pagesë konkuruese;
- Mundësi për avancim në karrierë;
- Punë me marka prestigjioze automobilistike si Renault, Dacia, Nissan dhe Volvo Cars.
Si të aplikoni?
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet përcjellëse përmes butonit të mëposhtëm ose në hr@automita.com ne numrin +383 45 676 676 WhatsApp / Viber ose të aplikojnë në zyrat e Auto Mita.
Afati i aplikimit: 16.07.2026
Auto Mita – Drejto karrierën tënde drejt suksesit!
