
THIRRJE E HAPUR PËR OFERTA
Angazhimi i një Kompanie të Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun (PR) për Zbatimin e Fushatës Vetëdijësuese “Harmonizimi i Punës dhe Pushimit Prindëror”, në kuadër të projektit: “Labour Rights for All - Të Drejtat e Punës për të Gjithë” (Nr. 2024/461-354)
Data e fundit për aplikim: 8 Korrik 2026, ora 17:00.
Rreth Projektit
Advocacy Training and Resource Center (ATRC), në konsorcium me BIRN Kosova dhe Fondacionin Jahjaga, po zbaton projektin trevjeçar “Labour Rights for All - Të Drejtat e Punës për të Gjithë”, i financuar nga Bashkimi Evropian (BE).
Qëllimi i projektit është fuqizimi i Konsorciumit për të Drejtat e Punës (Labour Rights Consortium - LRC) dhe anëtarëve të tij për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e punëtorëve, veçanërisht të grave, të rinjve dhe grupeve të tjera të cenueshme në tregun e punës. Projekti synon forcimin e reagimit institucional ndaj shkeljeve të të drejtave të punës, promovimin e dialogut social ndërmjet institucioneve dhe sindikatave, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik për barazinë, shëndetin dhe sigurinë në punë.
Qëllimi i Thirrjes
Fondacioni Jahjaga fton kompanitë e interesuara të komunikimit, marketingut dhe marrëdhënieve me publikun (PR) të aplikojnë për dizajnimin dhe zbatimin e një fushatë kombëtare vetëdijësuese me temën:
Fushata për Harmonizimin e Punës dhe Pushimit Prindëror synon të promovojë:
Fushata do të synojë punëtorët, punëdhënësit, institucionet publike, sektorin privat, organizatat e shoqërisë civile dhe publikun e gjerë në Kosovë.
Buxheti maksimal i disponueshëm për këtë kontratë është 10,500.00 EUR (pa TVSH). Ofertat financiare që tejkalojnë shumën e përcaktuar nuk do të merren në konsideratë.
Të gjitha kostot që lidhen me realizimin e aktiviteteve duhet të përfshihen në ofertën financiare.
Fusha e Punës
Kompania e përzgjedhur do të jetë përgjegjëse për konceptimin, dizajnimin, prodhimin dhe promovimin e materialeve të fushatës, si dhe për koordinimin e aktiviteteve të komunikimit dhe dukshmërisë.
Aktivitetet dhe Produktet e Kërkuara
Kompania e kontraktuar do të realizojë deri në 35 aktivitete/produkte komunikimi, si më poshtë:
Aktiviteti Numri
Video profesionale/ dokumentar 1
Postera dhe materiale grafike 30
Animacione 2
Podcast 2
Gjithsej: 35 aktivitete/produkte
Kohëzgjatja e Kontratës
Kohëzgjatja e kontratës do të jetë deri në 3 muaj, duke filluar nga data e nënshkrimit të kontratës.
Kualifikimet e Kërkuara
Kompanitë aplikuese duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Vlerësimi do të bëhet sipas kritereve të mëposhtme:
Kriteri Pikët Maksimale
Oferta financiare 50 pikë
Cilësia e propozimit teknik dhe metodologjia 30 pikë
Përvoja relevante e kompanisë 15 pikë
Kualifikimi i ekipit të propozuar 5 pikë
Totali 100 pikë
Prona Intelektuale
Të gjitha materialet e prodhuara në kuadër të kësaj kontrate, përfshirë videot, fotografitë, dizajnet grafike, materialet promovuese, postimet në rrjete sociale, sloganet, raportet dhe produktet e tjera kreative, do të jenë pronë ekskluzive e projektit “Labour Rights for All” dhe partnerëve implementues.
Kompania e kontraktuar nuk mund t'i përdorë, transferojë apo publikojë këto materiale për qëllime të tjera pa miratimin paraprak me shkrim të Fondacionit Jahjaga.
Konflikti i Interesit
Kompanitë aplikuese duhet të dorëzojnë një Deklaratë të Konfliktit të Interesit, duke konfirmuar se:
Dokumentet e Nevojshme për Aplikim
Kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë:
Kushtet e Pagesës
Fondacioni Jahjaga rezervon të drejtën të kërkojë korrigjime ose plotësime para aprovimit final të produkteve.
Afati dhe Mënyra e Aplikimit
Aplikimet duhet të dërgohen përmes e-mailit në adresën:
contact@jahjagafoundation.org me subjekt: “Aplikim - Fushata Harmonizimi i Punës dhe Pushimit Prindëror”
Afati i fundit për aplikim është 8 Korrik 2026, ora 17:00.
Aplikimet jo të kompletuara dhe të dorëzuara pas afatit nuk do të merren në konsideratë.
Kompanitë/organizatat e interesuara mund të parashtrojnë pyetje ose kërkesa për sqarime lidhur me këtë ToR jo më vonë se 3 Korrik 2026 ora 17:00. Të gjitha përgjigjet dhe sqarimet do të publikohen dhe/ose shpërndahen njëkohësisht për të gjithë ofertuesit e interesuar, në mënyrë të barabartë dhe transparente, me qëllim të sigurimit të trajtimit të njëjtë dhe transparencës së plotë gjatë procesit të aplikimit.