1
PREMIUM PLUS

Menaxher i Stafit Teknik, Staf Teknik -Instalues / Montues i Kamerave dhe Alarmeve

Ruaj
Delta Security SHPK
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNE

Delta Security ofron shërbimet më të sofistikuara dhe më profesionale të sigurisë. Përvoja jonë e punës që nga viti 2001 dëshmon besnikërinë dhe përkushtimin tonë ndaj klientëve, profesionit dhe shërbimeve që ne ofrojmë. 

Të gjithë ata që janë të interesuar të jenë pjesë e Delta Security, kemi kënaqësinë të shpallim vendet e lira të punës për pozicionet e mëposhtme: 

Pozita: Menaxher i Stafit Teknik

Vendi i Punës: PRISHTINË

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Planifikimi, organizimi dhe udhëheqja e përgjithshme e ekipit të stafit teknik.
  • Koordinimi i punëve në terren për instalimin, servisimin dhe mirëmbajtjen e Sistemeve të Sigurisë (Sistemet e alarmit, kamerat, etj.).
  • Monitorimi i performancës së stafit teknik dhe sigurimi i cilësisë së punës së kryer.
  • Menaxhimi i aseteve teknike, pajisjeve dhe materialeve të nevojshme për punë.
  • Komunikimi me klientët për zgjidhjen e problemeve komplekse teknike dhe ofrimi i mbështetjes profesionale.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Përvojë pune e dëshmuar në menaxhimin e ekipeve teknike apo në pozita të ngjashme udhëheqëse (përvoja në fushën e sistemeve të sigurisë është përparësi).
  • Shkollimi i lartë (Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Inxhinierisë Elektrike ose fusha të ngjashme teknike preferohet).
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, udhëheqëse dhe në zgjidhjen e problemeve.
  • Patentë shoferi, kategoria B (e obligueshme).
  • Mos të jetë i dënuar apo nën hetime penale.

Pozita: Staf Teknik -Instalues / Montues i Kamerave dhe Alarmeve (3 pozita)

Vendi i Punës: PRISHTINË

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Instalim, servisim dhe mirëmbajtje e Sistemeve të Sigurisë, duke përfshirë Sistemin e Alarmit dhe kamerat.
  • Realizimi i detyrave në teren sipas planifikimit dhe udhëzimeve nga Menaxheri i Stafit Teknik.
  • Kujdesi ndaj pajisjeve të punës dhe raportimi i rregullt mbi mbarëvajtjen e instalimeve.
  • Patentë shoferi, kategoria B (e obligueshme).
  • Mos të jetë i dënuar apo nën hetime penale.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Përvojë pune në fushën e instalimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve të sigurisë (Sistemi i alarmit dhe kamerave) apo të ngjashme.
  • Shkollë e mesme e përfunduar (shkolla e mesme teknike ose elektroteknike përbën përparësi).
  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve teknike në terren.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe gatishmëri për bashkëpunim në ekip.

Mënyra e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar, të cilët plotësojnë kushtet e cekura më lart, mund të konkurrojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën e email-it: apliko@deltasecurity.biz.

Shënim i rëndësishëm: Ju lutemi që në subjektin (Subject) e email-it të specifikoni pozitën për të cilën aplikoni:

  • "Aplikim për Menaxher të Stafit Teknik" APO
  • "Aplikim për Staf Teknik"

Data e Fundit për Aplikim: 10.07.2026

Kandidatët që përzgjidhen në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë. Faleminderit për interesimin tuaj në Delta Security.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet