1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

POSTIER NË SHPËRNDARJE TË POROSIVE 

FUSHË KOSOVË (1) PRIZREN (1) 

Përshkrimi i vendit të punës:

Ju do të punoni si postier në shpërndarje të dërgesave postare, pako, kartela bankare.

Përveç pagës bazë si dhe kompenzimit për cdo dërgese të suksesshme ne gjithashtu ofrojmë edhe bonuse bazuar në nivelin e dërgesave që dorëzoni si dhe e cmojmë lojalitetin ndaj kompanisë duke rritur pagën baze çdo vit. Në NPOST do të punoni në shpërndarje të dërgesave të kompanive më me renome në botë si dhe bankave më të mëdha në Kosovë duke ofruar stabilitet dhe punë afatgjatë.

Gjatë punës fillestare do të kaloni në një proces trajnimi 2 ditor mbi komunikimin me klientët, përdorimin e aplikacionit të posteriëve, rritjen e efikasitetit si dhe si të bëheni postier i suksesshëm.

Përfitimet:

  • Veturën per pune të cilën e përdor për vajtje-ardhje në depo  
  • Pagë të volitshme 
  • Bonus në cdo porosi 
  • Orar i regullt i punës 
  • Rritje page cdo vit duke vlerësuar lojalitetin ndaj kompanisë 
  • Numër të bollshëm të dergesave 
  • Teknologji e avancuar duke mundësuar lehtësi në punë

Kerkesat për kanditatët:

  1. Posedim i patent shoferit (preferohët minimum dy vite)
  2. Të jetë banor i rajonit për të cilin aplikoni
  3. Përparsi kanë postierat me përvoje pune paraprake
  4. Dëshmi mbi të kaluarën e pastër kriminale (nëse pranoheni në punë)

Kanale të aplikimit:

https://nposta.com/apliko-per-pune/ , ose direkt në emailin: hr@npo.st  duke shënuar rajonin për të cilin aplikoni në Subject dhe duke dërguar një CV.


POSTIER NË MBLEDHJE TË POROSIVE 

PRISHTINË (1)

Përshkrimi i vendit të punës:

Ju do të punoni si postier në mbledhje të dërgesave të klintëve tonë në Prishtinë.

Gjatë punës fillestare do të kaloni në një proces trajnimi 2 ditor mbi komunikimin me klientët, përdorimin e aplikacionit të posteriëve, rritjen e efikasitetit si dhe si të bëheni postier i suksesshëm.

Përfitimet:

  • Veturën për punë të cilën e përdor për vajtje-ardhje në depo  
  • Pagë të volitshme 
  • Orar i regullt i punës 
  • Rritje page cdo vit duke vlerësuar lojalitetin ndaj kompanisë 
  • Teknologji e avancuar duke mundësuar lehtësi në punë

Kerkesat për kanditatët:

  1. Posedim i patent shoferit (preferohët minimum dy vite)
  2. Të jetë banor i rajonit të Prishtinës
  3. Përparsi kanë postierat me përvoje pune paraprake
  4. Dëshmi mbi të kaluarën e pastër kriminale (nëse pranoheni në punë)

Kanale të aplikimit:

https://nposta.com/apliko-per-pune/, ose direkt në emailin: hr@npo.st  duke shënuar rajonin për të cilin aplikoni në Subject dhe duke dërguar një CV.


ZYRTARE PËR PËRKRAHJE TË KLIENTËVE DHE AGJENTËVE:

PRISHTINË HQ (1)

Orari: 08:00 deri në 16:00 dhe 12:00 deri në 20:00 (HQ) 

Ju do të punoni si zyrtare për përkrahje të klientëve dhe agjentëve në zyra tona postare. Po kërkojmë zyrtare në përkrahje të klientëve dhe detyra sic janë pranimi i telefonave, zgjedhjen e problemeve me dërgesa, kontakt të klientëve për dergesat pa adresa, barazim ditor të postierave, pranimin e dergësave, dorëzimin e dërgesave në zyrën lokale.

Në NPOST do të punoni në përkrahje të shpërndarjës së dërgesave të kompanive më me renome në botë si dhe bankave më të mëdha në Kosovë duke ofruar stabilitet dhe punë afatgjate.

Gjatë punës fillestare do të kaloni në një proces trajnimi 7 ditor mbi komunikimin me klientët, përdorimin e sistemit të mënaxhimit të brendshëm.

Përfitimet:

  1. Pagë konkuruese
  2. Orar i regullt i punës 
  3. Rritje page cdo vit duke vlerësuar lojalitetin ndaj kompanisë 
  4. Teknologji e avancuar duke mundësuar lehtësi në punë

Kërkesat për kanditatët:

  1. Minimum shkollim të mesëm 
  2. Përvoja e punës në pozitë të ngjashme është përparësi
  3. Të jetë banore e rajonit të Prishtinës
  4. Dëshmi mbi të kaluarën e pastër kriminale (nëse pranoheni në punë).

Kanale të aplikimit:

https://nposta.com/apliko-per-pune/ , ose direkt në emailin: hr@npo.st  duke shënuar rajonin për të cilin aplikoni në Subject dhe duke dërguar një CV.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet