Pozita: Frizer/e – Stilist/e dhe Nxënës/e për Frizeri
Bëhu pjesë e ekipit Menda Hair!
Menda Hair është në kërkim të 2 Frizerëve/Stilistëve dhe 2 Nxënësve/eve të motivuar, me pasion për bukurinë dhe stilin, të gatshëm të zhvillojnë aftësitë e tyre në një ambient profesional dhe kreativ.
Përgjegjësitë kryesore:
- Realizimi i prerjeve profesionale të flokëve për femra dhe meshkuj.
- Tharja, stilimi dhe modelimi i flokëve sipas kërkesave të klientëve.
- Ngjyrosja e flokëve duke përdorur teknika të ndryshme profesionale.
- Krijimi dhe realizimi i stileve moderne dhe trendëve më të fundit.
- Ofrimi i një shërbimi cilësor dhe profesional ndaj klientëve.
- Ruajtja e higjienës dhe standardeve profesionale në vendin e punës.
Kualifikimet për Frizerët/Stilistët:
- Përvojë pune në fushën e frizerisë.
- Njohuri në prerje, stilim dhe ngjyrosje të flokëve.
- Aftësi të mira komunikimi dhe pune në ekip.
Për Nxënësit/et:
- Interes dhe pasion për profesionin e frizerisë.
- Gatishmëri për të mësuar dhe zhvilluar aftësi të reja.
- Përkushtim dhe përgjegjësi në punë.
Çfarë ofrojmë:
- Ambient profesional dhe miqësor pune.
- Mundësi zhvillimi dhe avancimi profesional.
- Punë me ekip të përkushtuar dhe klientelë të konsoliduar.
Orari i punës: 8:00 - 17:00
Të interesuarit/at mund të aplikojne përmes butonit "Apliko këtu"
