1
PREMIUM PLUS

Technical Recruiter

Ruaj
StarLabs
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita: Full-time
Përvoja e kërkuar: Minimum 2–3 vite në industrinë e teknologjisë

Përshkrimi i Pozitës

Starlabs është në kërkim të një Technical Recruiter me përvojë, i/e cili/a do të luajë rol kyç në identifikimin, përzgjedhjen dhe rekrutimin e talenteve teknologjike. Kandidati ideal ka kuptim të thellë të roleve teknike, teknologjive moderne dhe praktikave efektive të rekrutimit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Menaxhimi i ciklit të plotë të rekrutimit për pozita teknike (developer, QA, DevOps, PM, UI/UX, etj.).
  • Hartimi dhe publikimi i shpalljeve të punës në platformat përkatëse.
  • Hulumtimi aktiv i kandidatëve përmes LinkedIn, databazave dhe kanaleve të tjera të talent sourcing.
  • Kryerja e intervistave fillestare dhe vlerësimi i përshtatshmërisë teknike dhe kulturore.
  • Bashkëpunimi i ngushtë me ekipet teknike për të kuptuar nevojat dhe kërkesat specifike të roleve.
  • Ngritja dhe menaxhimi i talent pipeline për pozitat e ardhshme.
  • Përmirësimi i proceseve të rekrutimit dhe promovimi i employer branding.

Kualifikimet e Kërkuara

  • Minimum 2–3 vite përvojë si Technical Recruiter, idealisht në kompani teknologjike ose agjenci IT.
  • Aftësi të forta në sourcing, intervistim dhe vlerësim të kandidatëve teknikë.
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikimi (shkrim dhe gojë).
  • Përdorim i mirë i ATS dhe mjeteve të ndryshme të rekrutimit.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe të menaxhojë disa procese paralelisht.

Përparësi

  • Përvojë në rekrutim për tregje ndërkombëtare.
  • Eksperiencë në employer branding dhe ndërtimin e komunitetit të talenteve.

Përfitimet:

  • Sigurim shëndetësor
  • Ambient pune profesional dhe bashkëkohor
  • Mundësi trajnimi dhe zhvillimi professional
  • Ambient frymëzues dhe social, i pajisur me zona relaksi si dhoma e lojërave (PlayStation, shigjeta, futboll tavoline, ping pong).

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet