Konkurs
Shoqata Down Syndrome Kosova - Qendra në Gjilan - në kuadër të Programit për Autonomi dhe
Aftësim Profesional, shpall konkurs për vend të lirë pune në pozitën e mëposhtme:

Përshkrim i organizatës
Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, e themeluar në vitin 2007 nga prindërit e personave me sindromën Down. Misioni i Shoqatës Down Syndrome Kosova është: Promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave me sindromën Down në Kosovë, dhe familjarëve të tyre.
Kualifikimet / Përvoja e punës
- Diplomë të studimeve themelore në fushën e Punës Sociale, Psikologji, ose fushave të tjera sociale;
- Masteri është përparësi;
- Licencë pune;
- Të ketë njohuri të gjuhës Angleze;
- Të ketë njohuri mbi sindromën Down dhe specifikat e zhvillimit psiko-social tek personat me sindromë Down;
- Të ketë përvojë pune me personat me aftësi të kufizuar;
- Të ketë aftësi të mira në punën grupore;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi;
- Të ketë njohuri mbi të drejtat, mbrojtjen dhe politika për mbrojtje të fëmijëve dhe politikën për mbrojtjen nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Të ofrojë shërbim për personat me sindromë Down, grup-mosha mbi 12 vjeç, me profesionalizëm të lartë në kuadër të Programit për Autonomi dhe Aftësim Profesional;
- Të realizoj vlerësimet në bazë të formateve të përcaktuara për secilin përfitues/e që është pjesë e programit;
- Të hartoje planin individual për secilin/ën person me aftësi të kufizuar që do të jetë pjesë e programit;
- Të koordinojë grupin e praktikantëve në kuadër të programit për të arritur objektivat ditore të personave me aftësi të kufizuar;
- Të mbështet dhe monitoroj grupin e praktikantëve që punojnë në kuadër të programit;
- Të kontrollojë në baza ditore raportet e realizuara nga praktikantët;
- Të përgatisë raporte ditore ku reflektohet analiza e performancës të secilit person në kuadër të programit;
- Të jetë i/e hapur për mbajtjen e takimeve me prindërit/familjarët apo kujdestarë ligjor në raste kur është e nevojshme;
- Këshillon dhe mbështet familjet e personave të cilët/at janë të kyçur në program;
- Të bashkëpunojë me pjesën tjetër të stafit dhe punëtorët social të qendrave të tjera të DSK-së;
- Të respektojë dhe veprojë në linjë me rregulloret e brendshme të institucionit;
- Të mbajë përgjegjësi për cilësinë dhe përmbajtjen e shërbimit të ofruar;
- Të raportojë për punën e kryer tek Përgjegjësi/ja e shërbimeve – i/e cili/a raporton tek Menaxheri/ja Qendrës dhe Udhëheqësja Nacionale të programeve të shërbimeve.
Të gjithë të interesuarit/at duhet të dërgojnë:
- CV të përditësuar
- Diplomë të studimeve themelore
- Letër motivimi
- Letër Referencë
Subjekti: Aplikim – Punëtore Sociale - Qendra në Gjilan në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org
Afati i aplikimit: 20/10/2025– 26/10/2025
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nëpërmjet e-mail.