1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

RISHPALLJE 

ASISTENT FINANCIAR / KONTABILITETI (M/F),

1 POZITË

Lokacioni: Prishtinë 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE  

  • Siguron shënime llogaritare të mirëfillta ku të gjitha regjistrimet bëhen në mënyrë të saktë dhe me kohë;
  • Siguron mirëmbajtjen e mirëfilltë të dokumentacionit financiar 
  • Bën përllogaritjen dhe pagesën e pagave, tatimeve dhe  kontributeve pensionale për punonjësit, si dhe ndalesat tjera  të parapara me ligj, sa i përket të ardhurave personale të punonjësve;
  • Bën regjistrimin e shpenzimeve në sistemin e kontabilitetit, konsolidimin e llogarive bankare dhe të regjistrit të cash-it, si dhe konsolidimin dhe përgatitjen e raporteve financiare  mujore
  • Përgatitë raporte mujore dhe raporte tjera financiare sipas kërkesës
  • Plotëson detyrat financiare të dhëna sipas Ligjit të Kosovës mbi Parimet e Kontabilitetit, Rregulloren e Brendshme Financiare, si dhe të kritereve të donatorëve; 

KRITERET E NEVOJSHME 

  • Diplomë universitare (BA) në fushën e ekonomisë; 
  • Së paku 2-3 vjet përvojë pune në kontabilitet
  • Njohuri në SNK; 
  • Aftësi organizative;
  • Aftësi të mira kompjuterike;
  • Njohuri të gjuhës angleze 
  • Fleksibilitet në punë;  

KRITERET E PREFERUARA 

  • Të ketë të përfunduar vitin e parë në SCAAK;
  • Studime postdiplomike;  
  • Të posedoj patent shoferin; 

Ne ofrojmë 

  • Realizon të gjitha pagesat duke siguruar që të mos thyhen rregullat e brendshme të organizatës apo ligjore;
  • Bën kontrollin e procedurave të prokurimit, kujdeset për mirëvajtjen e procedurave sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi 
  • Kryen analiza/kontrolle të rregullta të faturave & pagesave 
  • Monitoron të hyrat dhe shpenzimet në bazë të planifikimit vjetor 
  • Detyra të tjera shtesë sipas nevojës.
  • Një punë interesante;
  • Një ambient të këndshëm pune;
  • Mundësi për zhvillim profesional 

Orët e punës 

  • 40 orë në javë.  

Dokumentacioni i nevojshëm: Aplikacioni (shkarkohet në webfaqen tone https://soskosova.org/vende-te-lira/ ); Kopje të  Diplomave, Certifikatave dhe Referencave te shkruara nga punëdhënës paraprak; Vërtetimin që nuk jeni nën hetime dhe  Vërtetimin nga Policia (vetëm për kandidatët që ftohen në intervistën finale).  

Dokumentacioni i pakompletuar nuk do te shqyrtohet nga komisioni! 

Afati i fundit për dorëzim: 06.10.2025 në ora 24:00, përmes email hr.recruitment@soskosova.org

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë. 

Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni: email hr.recruitment@soskosova.org dhe/apo Tel/ Fax: 038 749 887 

SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë joqeveritare dhe joprofitabile e zhvillimit social, aktive në fushën e të drejtave  të fëmijëve që nga 1999, e përkushtuar në ofrimin e shtëpisë dhe familjes për fëmijët nevojtarë dhe përgatitjen e tyre për një  jetë të pavarur.  

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë punonjësit & aplikantët e  kualifikuar pavarësisht nga mosha, raca, gjinia, origjina, përkatësia apo statusi martesor. Ne i përmbahemi të  gjitha ligjeve vendore që rregullojnë çështjen e diskriminimit në punë. 

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë aplikon rregullore që theksin kryesor e kanë mbrojtjen, siç është Rregullorja  për Mbrojtjen e Fëmijëve, politikën për PSHEA (mbrojtja nga ngacmimi, shfrytëzimi dhe abuzimi seksual), Kodin  e Mirësjelljes, ndër të tjera, dhe pret nga punonjësit t'i respektojnë dhe kërkojnë nga ta të nënshkruajnë një  deklaratë me anë të të cilës konfirmojnë respektimin e të gjitha politikave për mbrojtje të SOS Fshatrave të  Fëmijëve. Nënshkrimi i kësaj deklarate bëhet në të njëjtën kohë kur nënshkruhet kontrata, shoqëruar me një  orientim lidhur me proceset e brendshme të politikave të aplikueshme.  

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë duke qenë organizatë e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe  të rinjve, zbaton procedura strikte të rekrutimit duke përfshirë verifikimin e të kaluarës kriminale. Kandidatët e  suksesshëm, ne raundin e tretë të procedurës së rekrutimit, duhet të sjellin vërtetimin nga gjykata dhe  vërtetimin nga policia që nuk janë nën hetime dhe nuk kanë të kaluar kriminale. Verifikimet tjera përfshijnë  kontrollimin e referencave nga punëdhënës paraprak të kandidatëve potencial. Për këtë arsye ju lutem i cekni  qartë kontaktet e punëdhënësve paraprak, siç kërkohet në formën e aplikacionit.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet