Roje i Transportit të Parave të Gatshme (TPG) (3), Roje Fizike (15)
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalDelta Security sh.p.k. është kompani që vazhdimisht rritet dhe zgjerohet si rezultat i mirëbesimit të klienteve tanë dhe punën profesionale që ne ofrojmë.
Delta Security sh.p.k. shpall konkurs për:
Pozitat:
- Roja i Transportit të Parave të Gatshme (TPG) (3)
- Roje Fizike (15)
Vendi i punës: Prishtinë, Fushë Kosovë
Kualifikimet e kërkuara:
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, raportimit dhe qasje profesionale në punë;
- Të posedojë patentë shofer të kategorisë B dhe shkathtësi të mira në vozitje;
- Të mos jetë i dënuar apo nën ndjekje penale;
- Të posedojë Certifikatë të MPB-së si Roja i TPG-së.
Përgjegjësitë kryesore për TPG:
- Sigurimi dhe mbrojtja e automjetit dhe ekuipazhit gjatë transportit të parave të gatshme dhe vlerave tjera monetare;
- Monitorimi i rrethinës dhe parandalimi i rreziqeve gjatë gjithë procesit të transportimit;
- Marrja dhe dorëzimi i parave në përputhje me procedurat e kompanisë dhe protokollet e sigurisë;
- Bashkëpunimi i ngushtë me ekipin e TPG-së për realizimin e detyrave me efikasitet dhe siguri;
- Mbajtja e evidencës ditore dhe raportimi i çdo ngjarjeje relevante;
- Reagimi i shpejtë dhe profesional në rast të incidenteve apo situatave emergjente;
- Zbatimi rigoroz i standardeve të sigurisë dhe rregulloreve të brendshme.
Përgjegjësitë kryesore për Roje Fizike:
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim, raportim dhe qasje profesionale në punë;
- Të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht;
- Preferohet të ketë Licencë valide si Punëtor i Sigurimit Themelor;
- Përvoja e mëparshme në siguri është përparësi, por jo e domosdoshme
Kushtet e punës:
- Kushte të mira dhe të sigurta pune;
- Kontratë afatgjate;
- Pagë konkuruese në treg.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë:
- Fizikisht në zyrën qendrore të Delta Security sh.p.k., në adresën: rr. Enver Maloku nr.108/1, Bregu i Diellit (ngjitur me objektin furra qerimi 1), kati 4, Prishtinë, apo
- Përmes butonit "Apliko Këtu" ose përmes postes elektronike, duke dërguar CV-në në e-mail adresën: apliko@deltasecurity.biz
Afati për aplikim mbetet i hapur deri më 23.08.2025, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në ora 17:00!
