Zyrtar Kreditor, Praktikant për Zyrtar Kreditor Junior (Vushtrri)
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal
KosInvest hap konkurs pune për pozitat:
Zyrtar Kreditor – Rajoni i Vushtrrisë (një pozicion)
& Praktikant për Zyrtar Kreditor Junior - Rajoni i Vushtrrisë (një pozicion)
KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhur në “Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvllimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive.
Kriteret e Nevojshme për Pozitën e Zyrtarit/es Kreditor/e janë:
- Diplomë bachelor në Menaxhment, Ekonomi, Financa, Bujqësi, ose fushë tjetër relevante.
- Minimumi një (1) vit përvojë pune ose praktike në një Institucion Mikrofinanciar dhe/ose Bankë.
- Të ketë njohuri bazë mbi proceset e kredidhënies dhe mënyrën e vlerësimit të rrezikut.
- Të jetë i/e gatshëm të arrijë objektivat dhe targetet e vendosura, duke ndjekur rregullat dhe procedurat e KosInvest.
- Aftësi për të punuar në bashkëpunim si pjesë e një ekipi dhe në mënyrë të pavarur kur kërkohet.
- Të jetë i/e aftë dhe i/e gatshëm për të punuar në mënyrë të drejtë me të gjitha grupet etnike.
- Të ketë njohuri të kërkesave ligjore dhe rregullative përkatëse në industrinë mikrofinanciare.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe (e folur dhe e shkruar). Njohja e gjuhës angleze ose serbe është përparësi.
- Shkathtësi kompjuterike në MS Word dhe EXCEL.
- Gatishmëri për të mësuar dhe përdorur sisteme të tjera, si Sistemi i Klientëve të Mikrofinancës.
- Të jetë i/e aftë dhe i/e motivuar për të punuar me njerëzit dhe për të ndihmuar në zhvillimin e komuniteteve lokale.
- Të ketë njohuri të rajonit përkatës duke përfshirë qytetin dhe fshatrat.
- Është i/ e obligueshëm të ketë patent shofer dhe të jetë i/e gatshëm të udhëtojë brenda Kosovës.
Kriteret e Nevojshme për Praktikë për Zyrtar Kreditor Junior janë:
- Të ketë përfunduar ose të jetë në përfundim të studimeve bachelor në Menaxhment, Ekonomi, Financa, Bujqësi apo një fushë tjetër relevante;
- Të ketë përfunduar praktikë në një institucion mikrofinanciar dhe/ose bankë (është përparësi);
- Të ketë njohuri bazë mbi proceset e kredidhënies dhe vlerësimin e rrezikut;
- Të jetë i/e motivuar për të mësuar, për të arritur objektivat dhe për të ndjekur politikat e KosInvest;
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur kur kërkohet;
- Të ketë qasje të barabartë dhe të drejtë ndaj të gjitha komuniteteve dhe grupeve etnike;
- Shkathtësi kompjuterike në MS Word dhe EXCEL.
- Njohuri të rajonit përkatës, përfshirë qytetet dhe fshatrat;
- Është i/ e obligueshëm të ketë patent shofer dhe të jetë i/e gatshëm të udhëtojë brenda Kosovës.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
CV së bashku me referencat i dërgoni përmes butonit "Apliko Këtu" ose në adresën e mëposhtme: kosinvest@wvi.org
Ju lutem të shënoni pozitën dhe rajonin përkatës në subjekt të emailit.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është 30 Qershor 2025.

