Zyrtar/e për Administratë, Hulumtues/e dhe Organizator/e i/e Komunitetit
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalKërkohen: Zyrtarë/e për Administratë, Hulumtues/e dhe Organizator/e i/e Komunitetit
Rreth organizatës
Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS) është organizatë joqeveritare e cila ka për qëllim përmirësimin e kushteve aktuale të mjedisit psiko-social në vend. Aktivitetet e organizatës sonë janë kryesisht të orientuara në ngritjen e nivelit të qasshmërisë, cilësisë dhe prezencës së shërbimeve të shëndetit mendor në shtetin e Kosovës.
Pozita: Zyrtarë/e për Administratë
Kohëzgjatja e kontratës: Mars-Dhjetor 2024 (Me mundësi vazhdimi)
Orari: Part-time
Paga: 490EUR bruto
Rreth pozitës
Zyrtari/ja administrativ/e mbikqyrë dhe zbaton procedurat administrative si menaxhimin e zyrës, organizimin e dokumenteve të ndryshme, planifikimin dhe menaxhimin e takimeve, konferencave dhe ngjarjeve të tjera.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mbikëqyrë operacionet e përditshme të zyrës.
- Mbanë inventarin e furnizimeve të zyrës
- Mirëmbanë dhe organizon dosjet, dokumentet dhe të dhënat e zyrës.
- Përgatitë kontratat e punës për stafin, bashkëpunëtorët e jashtëm, praktikantët dhe vullnetarët.
- Planifikon dhe koordinon takime, konferenca dhe ngjarje të tjera.
- Organizon akomodimet e udhëtimit dhe itineraret për stafin.
- Mbanë të dhënat e punonëtorëve dhe përditëson bazat e të dhënave të burimeve njerëzore të QIPS
- Siguron pajtueshmërinë me rregulloret e QIPS.
- Ofron udhëzime dhe mbështetje për stafin për çështjet që lidhen me politikat e QIPS.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Bachelor në Ekonomi dhe Administratë apo fusha të ngjashme.
- Minimumi një vjet përvojë pune përkatëse.
- Aftësi në parimet dhe praktikat e menaxhimit administrativ
- Aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi për të punuar në mënyrë efektive në një mjedis ekipor.
- Njohuri të gjuhës angleze.
- Njohuri bazike teknologjike.
Aplikimi:
Të interesuarit/at duhet të dërgojnë një CV dhe një letër reference në adresën contactqips@gmail.com deri më datën 04.03.2024, me subjektin “Aplikim për pozitën Zyrtarë/e Administrativ/e”.
Pozita: Hulumtues/e
Kohëzgjatja e kontratës: Mars-Dhjetor 2024 (Me mundësi vazhdimi)
Orari: Full-Time
Paga: 867 EUR bruto
Rreth angazhimit
Hulumtuesi/ja do të zhvilloj dhe implementoj metodologji hulumtuese në bazë të pikave të interesit të përcaktuar nga plani 4-vjeçar i QIPS, të fokusuar në fushën e shëndetit mendor dhe parandalim të vetëvrasjes. Gjithashtu do të angazhohet në monitorimin e shërbimeve të shëndetit mendor dhe hartimin e raporteve mbi gjenden e këtyre shërbimeve.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Zhvillimi dhe shkrimi i hulumtimeve në fushën e shëndetit mendor dhe parandalimit të vetëvrasjes.
- Përcaktimi i planit të aktiviteteve hulumtuese brenda vitit 2024, duke u bazuar në strategjinë 4-vjeçare të QIPS.
- Monitorimi i shërbimeve të shëndetit mendor dhe raportimi mbi gjetjet brenda strukturave publike.
- Hartimi i raporteve mbi aktivitetet e zhvilluara.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Masteri në fushën e Psikologjisë, Sociologjisë apo Punës Sociale.
- Përvojë së paku dy-vjeçare mbi hartimin, implementimin dhe shkrimin e hulumtimeve shkencore.
- Njohuri rreth trajtimit në komunitet të personave me probleme të shëndetit mendor.
- Njohuri mbi politikat vendore dhe ndërkombëtare për shëndetit mendor.
- Aftësi në përdorimin e teknologjisë.
Aplikimi:
Të interesuarit/at duhet të dërgojnë një CV dhe dy letra reference në adresën contactqips@gmail.com deri më datën 04.03.2024, me subjektin “Aplikim për pozitën Hulumtues/e”.
Pozita: Organizator/e i/e Komunitetit
Kohëzgjatja e kontratës: Mars - Dhjetor 2024 (Me mundësi vazhdimi)
Orari: Part-time
Paga: 490 EUR bruto
Rreth angazhimit
Personi do të angazhohet në ndërtimin e komunitetit të vullnetarëve/eve brenda Linjës së Jetës nëpërmjet zhvillimit të aktiviteteve ekipore. Gjithashtu do të identifikoj dhe ndihmoj grupe jo-formale dhe individ në Kosovë të fokusuar në fushën e shëndetit mendor që të zhvillojnë kapacitetet e tyre si qytetarë/e aktiv/e.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Zhvillimi dhe implementimi i aktiviteteve ekipore brenda ekipit të vullnetarëve/eve të Linjës së Jetës.
- Mirëmbajtja e atmosferës shoqërore ndërmjet vullnetarëve/eve.
- Mobilizimi i aktivistëve/eve për aktivitete të QIPS.
- Mbështetja e grupeve jo-formale dhe individëve në fushën e shëndetit mendor.
- Të udhëtoj në qytete dhe fshatra në Kosovë në bazë të nevojës.
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë si vullnetar/e, preferohet përvoja në fushën e shëndetit mendor.
- Njohuri mbi angazhimin kolektiv dhe trajtimin komunitar.
- Përvojë në grupe kolektive jo-formale.
- Afësi organizative dhe ndërpersonale.
Aplikimi:
Të interesuarit/at duhet të dërgojnë një CV në adresën contactqips@gmail.com deri më datën 04.03.2024, me subjektin “Aplikim për pozitën Organizator i/e Komunitetit”.