1

Asistent/e i/e Projektit

Ruaj
Qendra për Informim dhe Përmirësim Social
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita: Asistent/e i/e Projektit

Kohëzgjatja e kontratës: 01.03.24 - 31.05.24 (3 muaj)

Orari: Part-time

Paga: 440EUR bruto

Rreth organizates

Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS) është organizatë joqeveritare e cila ka për qëllim përmirësimin e kushteve aktuale të mjedisit psiko-social në vend. Aktivitetet e organizatës sonë janë kryesisht të orientuara në ngritjen e nivelit të qasshmërisë, cilësisë dhe prezencës së shërbimeve të shëndetit mendor në shtetin e Kosovës.

Rreth projektit

Java e Terapisë së Artit është një festival vjetor që përqëndrohet në promovimin e shëndetit mendor permes artit. Përmes një gamë të gjerë aktivitetesh kreative si pikturë, poezi, muzikë, dhe më shumë, synojmë të nxisim ndërgjegjësimin dhe të shpërndajmë mesazhe pozitive për shëndetin mendor.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndihmojë në organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve
  2. Konceptimi i postimeve për rrjete sociale, si dhe postimi i tyre.
  3. Përkrahja në menaxhimin e logjistikës dhe organizimin e hapësirave të aktiviteteve.
  4. Komunikimi i vazhdueshëm me palët e ndryshme pjesëmarrëse dhe bashkëpunëtorët.
  5. Asistimi në koordinimin e ekipit dhe pjesëmarrësve në aktivitete.
  6. Asistimi në koordinimin e vullnetarëve.

Kualifikimet e kërkuara:

  1. Përvojë të mëparshme në asistimin e projekteve është bonus, por jo e domosdoshme
  2. Aftësi të mira organizative.
  3. Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
  4. Përvojë në krijimin e fushatave për rrjete sociale.
  5. Njohuri të përdorimit të platformave sociale (FB, IG, X, TikTok) dhe Ads Manager.
  6. Njohuri të përdorimit të Google Drive.

Aplikimi:

Të interesuarit/at duhet të dërgojnë një CV dhe një letër referencë në adresën terapiaeartit@gmail.com deri më datën 23.02.24, me subjektin “Aplikim për pozitën Asistent/e i/e Projektit”.

Kategoria Administratë
Skadon 23/02/24 (Ka skaduar!)
Orari Part Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet