1

Inkasant / Laurist

Ruaj
Stacioni i Autobusave Rahovec
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Në bazë nenit 8. të Ligjit të Punës Nr. 03/L-2012 , nenit 8. të Rregullores mbi themelimin e marrëdhënies së punës në NPL “Stacioni i Autobusëve”- Rahovec sha, dhe nenit 6 pika 5 të Rregullores (ZKA) Nr. 01/2018 për marrëdhënie pune për Procedurat për themelimin e marrëdhënies se punës, NPL “Stacioni i Autobusëve”- Rahovec sha shpall :

RISHPALLJE E KONKURSIT
(Për plotësimin e vendit të punës në NPL “Stacioni i Autobusëve”- Rahovec sha )

  1. Titulli i Pozitës:

Inkasant / Laurist /Për kohë të caktuar (një vjeçar) me orar të plotë dhe me mundësi vazhdimi.

  1. Përvoja e punës:
  • Përgatitja Mesme (diplome e shkollimit te Mesëm);
  • 1 (një) vite përvoje pune ;
  • Të jetë i aftë për punë në grup dhe të jetë bashkëpunues me operatoret e transportit privat;
  • Shkathtësi në punë dhe njohja e punës me programe kompjuterike (Preferuese);
  1. Detyrat dhe përgjegjësit:
  • Grumbullon të hyrat nga transporti privat ndërurban;
  • Grumbullon të hyrat nga transporti privat që kanë udhëtime jashtë shtetit të Republikës së
  • Kosovës;
  • Dorëzon pazarin ditor çdo ditë te arkëtari i ndërmarrjes;
  • Kontrollon hyrjet-daljet te portave;
  • Merr informata që kanë të bëjnë me shërbimet e sigurisë dhe të mbrojtjes së objektit dhe hyrje
  • Kujdeset për daljeve të auto transportuesve dhe bënë evidentimin e tyre;
  • Kryen dhe punë dhe detyra të tjera të caktuar nga KE dhe raporton për punën e kryer.
  1. Kandidatë : Për pozitën e punës se Inkasantit/ Lauristit duhet të dorëzojnë këto dokumente:
  • CV-në.
  • Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmimet e kualifikimit dhe përvoja e kërkuar).
  • Certifikatën (dëshminë) qe dëshmon se nuk është nën hetime.
  • Shtetas i R. Kosovës (kopje te letërnjoftim-it).

Aplikacione mundet të merret në NPL" Stacioni i Autobusëve Rahovec "sh.a. nga ora 9:00 deri 15:00 për  çdo ditë pune. Dokumentacioni duhet te jetë ne pliko (zarf) të mbyllur ku shkruhet emri dhe mbiemri si dhe emri i Ndërmarrjes Publike ne te cilën konkurron kandidati dhe të dorëzohen në Zyrën e Kryeshefit ekzekutiv N.P.L "Stacioni i Autobusëve "sh.a në Rahovec, nga ora 09:00 deri 15:00,nga e Hëna deri të Premtën.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet(Origjinalet mund te kërkohen gjatë intervistës).
Do te kontaktohen  vetëm kandidatet e përzgjedhur për interviste.
Afati i konkursit është i hapur prej datës 17.05.2023 – 06.06.2023  të publikuar në mjetet e informimit publik.

Rahovec                                                                                                                                          u.d - Kryeshefi Ekzekutiv
                                                                                                                                                                         _______________________________                     

Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 06/06/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Rahovec
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet