Praktikant/e në Departamentin Ligjor
Praktikanti/ja do të mbështesë ekipin e Departamentit Ligjor në detyrat e përditshme dhe në organizimin e dokumentacionit ligjor.
Përgjegjësitë kryesore
- Asistimi në përgatitjen e raporteve, analizave dhe materialeve për çështje rregullatore.
- Kryerja e hulumtimeve bazike lidhur me legjislacionin dhe aktet rregullatore në sektorin e telekomunikacionit.
- Asistimi në shqyrtimin dhe përditësimin e dokumentacionit rregullator dhe përgatitjen e korrespondencës me institucionet përkatëse.
- Ofrimi i mbështetjes në aktivitetet e Departamentit Ligjor dhe Çështjeve Rregullatore.
Kërkesat
- Student/e ose i/e diplomuar në Fakultetin Juridik.
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze, në të shkruar dhe në të folur.
- Njohuri bazike të terminologjisë dhe dokumentacionit ligjor.
- Vëmendje ndaj detajeve dhe gatishmëri për të mësuar.
Çfarë ofrojmë
- Përvojë praktike në një kompani lider në telekomunikacion.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Program të mirëqenies për punonjësit.
- Shërbime telefonike IPKO pa pagesë.
Aplikoni tani dhe bëhuni pjesë e IPKO-së!
Afati i fundit për aplikim: 15 nëntor 2026
Vendi i punës: Prishtinë, Ulpianë